Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) lëshoi një raport mbi motin ekstrem që goditi shumë pjesë të botës në qershor dhe fillimin e këtij muaji.
Qyteti iranian Ahvaz më 29 qershor shënoi temperaturat 53.7 gradë Celsius, që është një rekord i ri absolut i temperaturave për atë vend, dhe kjo ka ndodhur nën valën e të nxehtit që përfshiu rajonin e Iranit, Irakut dhe Kuvajtit.
Autoritetet në Kroaci dhe Serbi sot kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin në diell dhe të pinë shumë ujë për aq kohë sa të zgjasë vala e të nxehtit që ka goditur Ballkanin këto ditë.
Temperaturat kanë arritur në 40 gradë, ndërkohë që në disa zona fryjnë erërat e nxehta, njofton AP.
Gjashtë persona të moshuar vdiqën, një numër i madh i të rinjve u kollaboi fundjavën e kaluar në Rijekë si rezultat i temperaturave të larta, raportojnë mediat kroate, duke cituar informacionet e lëshuara nga Departamenti i Mjekësisë Emergjente në qytet.
Në Istria, me rritjen e temperaturave të larta dhe numrin e turistëve, rritet edhe numri i intervenimeve të Ndihmës së Shpejtë për më shumë se 40 për qind krahasuar me periudhën jashtë sezonit turistik./tesheshi.com/