Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pabesia dhe mizoria serbe: Sjenica dhe Srebrenica, “dy motra” me fat të njëjtë

Nga te Sheshi
11/07/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pabesia dhe mizoria serbe: Sjenica dhe Srebrenica, “dy motra” me fat të njëjtë
51
SHPËRNDARJE

Në 22-vjetorin e masakrës së Srebrenicës…

Sjenica është një qytet në Sanxhak i njohur për ushqim shumë të mirë, por edhe për temperatura shumë të ulëta gjatë periudhës së dimrit për shkak të lartësisë së madhe të kësaj zone. Ky qytet me shumicë boshnjake karakterizohet me vlera të shumta të trashëgimisë multikulturore, sepse përveç boshnjakëve në këtë qytet për shekuj me radhë jetojnë së bashku edhe serbë, goranë dhe shqiptarë. Sjenica, gjatë historisë ka qenë vend shumë i rëndësishëm tregtar, kryesisht për shkak të pozitës së mirë gjeografike.

Banorët e Sjenicës gjatë migrimit kryesisht u vendosën në rajonin e Bosnjës, veçanërisht në Gorazhde dhe Sarajevë për shkak të afërsisë gjeografike, dhe kjo ishte arsyeja përse u krijuan lidhje të ngushta në mes të qytetit me Bosnjën. Ka shumë ngjarje historike që lidhin Sjenicën me qytete të Bosnjës, por nuk ka dyshim se ky qytet ka ngjashmërinë më të madhe me Srebrenicën për shkak të fatit pothuajse të njëjtë tragjik.

Genocidi në Sjenicë në vitin 1809

Në shekullin e 19-të filluan rebelime masive të popullsisë serbe kundër sundimit osman, që në masë të madhe kontribuan në krime të kryera kundër muslimanëve në Serbi. Persekutimi i popullsisë muslimane filloi menjëherë pas kryengritjes së parë serbe në vitin 1804. Të kërcënuar ishin pothuajse të gjitha rajonet me popullatë me shumicë muslimane, dhe nën sulm ishte Sanxhaku i Novi Pazarit, e në veçanti Sjenica.

Në fakt, më 6 maj të vitit 1809, Karagjorgje Petroviç erdhi në afërsi të Sjenicës, dhe u bëri thirrje popullsisë që të dorëzohen në mënyrë që ushtria serbe të mund të kalojë me lehtësi nëpër këtë qytet. Karagjorgje kishte garantuar sigurinë e të gjithë atyre që do të dorëzohen pa ofruar rezistencë të armatosur, dhe popullata e Sjenicës, edhe pse në disa momente nuk desh të dorëzohej, pranoi këtë ofertë të Karagjorgjit.

Banorët e Sjenicës pranuan ofertën, sepse ata kishin besim në fqinjët e tyre, por edhe ngase ishin të armatosur shumë dobët, që ishte një tjetër arsye për dorëzim. Pasi pranuan këtë ofertë “paqësore”, kriminelët ekzekutuan brutalisht 2.500 banorët e Sjenicës. Përveç burrave, viktima ishin edhe gra dhe fëmijë. Në fund, kriminelët me urdhër vendosën kokat e banorëve të Sjenicës në shtiza për të treguar dominimin e tyre.

Një njohës bashkëkohor i këtyre krimeve të tmerrshme të Sjenicës, Antonije Protiç përshkruan kështu gjithë ngjarjen:  “Ne duhet t’ua tregojmë atyre të vërtetën. Karagjogje ua mundësoi turqve (duke iu referuar boshnjakëve) që të lëshojnë në mënyrë të ndershme qytetin, bashkë me gratë dhe fëmijët. Por në mëngjes, kur turqit filluan të lëshojnë qytetin, serbët filluan që të kapërcejnë murin për t’u futur brenda në qytet. Karagjorgje bëri rezistencë dhe i mbrojti, por ai nuk mundi që të ndalë ushtrinë. Turqit mezi arritën që të lëshojnë qytetin në tri grupe kurse grupi që mbeti u kthyen për të luftuar kundër tanëve, me ç’rast u zhvillua një betejë e frikshme në fushën e Sjenicës. Karagjorgje urdhëron që të sillen kokat të varura nëpër shtiza. Dhe kështu përfundon kjo betejë…”  Madje edhe Vuk Karaxhicc flet në lidhje me këto krime të tmerrshme: “Nuk është detyrë e historianëve që të fshehë turpin nga njerëzit, por si dashamirë të së vërtetës duhet ta publikojnë atë me qëllim të refuzimit të një historie të tillë. Për shkak se është prezantuar e vërteta dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë dhe mosrespektimi i marrëveshjes të cilat janë kryer nga kryengritësit tanë me në krye Karagjorgjen ndaj popullatës së Sjenicës”.

Këto dy paraqitje publike të intelektualëve serbë na tregojnë se për çfarë krimi bëhet fjalë, por edhe për faktin se ka pasur një përgjegjësi morale të individëve serbë, të cilët nuk kanë shikuar në heshtje atë që kanë bërë bashkatdhetarët e tyre.

Metoda të njejta janë kryer nga Mlladiç-Petroviç

Në korrik të vitit 1995, i planifikuar në mënyrë sistematike, fati i Sjenicës trokiti në derën e Srebrenicës. Shumë vjet pas krimeve të tmerrshme në Sjenicë, e njëjta i ndodhi edhe Srebrenicë, dhe në vend të kriminelit Karagjorgje Petroviç, aty erdhi kasapi Ratko Mlladiç.

Duke përdorur të njëjtat metoda si modeli dhe shembëlltyra e tij, edhe Mlladiç ftoi popullatën boshnjake që të qëndrojnë të qetë, dhe haptazi ua garantoi atyre sigurinë. Sigurisht, edhe këtë herë kriminelët nuk e mbajtën fjalën, dhe banorët e Srebrenicës ngjashëm si edhe banorët e Sjenicës i besuan premtimeve të tij. Fatkeqësisht, në fund ata i gjeti i njëjti fat – gjenocidi.

Mbetet për gjeneratat e reja që të përkujtojnë fatet e hidhura të këtyre dy qyteteve paqësore të cilat janë të lidhura në mënyrë indirekte përmes fatit të tyre të trishtë, në mënyrë që histori të ngjashme të mos përsëriten më.  Përgatiti Jeton  Zenuni – /tesheshi.com/ 

Të ngjashmeLajme

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane
Shkencë & Jetë

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!
Sociale & Shoqëri

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Pastori kosovar që “s’beson” në Zot
Kryesore

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022
Lajme të tjera
Prokuroria kërkon 126 vjet burg për grupin e “Xibrakës”

Burg për të pandehurit e “Xibrakës”, nipi i diktatorit ia hedh me 10 vite burg

Petersen: Jam i zhgënjyer me lidershipin e Kosovës

Petersen: Kosova ta ndryshojë klasën politike

Makarona pene të ftohta me ton dhe domate

Makarona pene të ftohta me ton dhe domate

TË FUNDIT

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

32 minuta Më parë
Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

1 orë Më parë
Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

2 orë Më parë
B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022
Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

10/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist