Radio Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë rreth orës 22:00, është gjuajtur me granatë dore, saktësisht te transmetuesi i valëve.
Policia e Kosovës me njësitet e saj policore, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndërmarr veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin, dhe në pjesën e prapme, anash objektit të RTK-së ka shpërthyer mjetin e dyshuar granat dore.
Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.
Ndaj, këtij sulmi bërë televizionit publik, ka reaguar qeveria, politikanë, dhe vet RTK-ja duke e dënuar fuqishëm sulmin në fjalë.
Përgjegjësinë e sulmit ndaj RTK-së e ka marrë të ashtuquajturit “Rugovasit”.
Nuk dihet nëse ky sulm ka të bëj diç me raportimet e bëra nga RTK-ja për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, që po kundërshtohet fuqishëm nga opozita, deputetë të pozitës dhe ekspertë të shënjimit të kufirit. /tesheshi.com/