Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tek Panari i Punës/ Lela, mësuesja që tjerr dhe lesh: një zanat ta bën jetën të begatë!

by te Sheshi
30/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Tek Panari i Punës/ Lela, mësuesja që tjerr dhe lesh: një zanat ta bën jetën të begatë!

Nga Bardha Nergjoni

Në “Panairin e Punës 2016” nuk reklamohet vetëm punë. Ndër 130 kompani pjesëmarrëse, ka edhe nga ato që reklamojnë zanate. Një ndër zanatet më të vjetra që është rikthyer nga duart e arta të vajzave dhe grave shkodrane,  janë punimet në tezgjah.

20160429_120913_resized

Kur Panairin e Punës e ka “zaptuar” teknologjia, në katin e dytë, në një nga stendat fundore me buzëqeshje dhe me mjaft mirësjellje të pret Lela, siç edhe e njohin të gjithë në Shkodër. Ajo është vetëm 24 vjeç dhe ka mbi 10 vjet që merret me punimet e leshit. Pranvera Qotaj vjen nga Zogaj i Shkodrës. Promovon punimet e e familjes në çdo panair dhe vazhdon me shumë pasion të tregojë një punë që e bën me shumë dashuri. Në Zogaj, të vetmet mundësi për punësim janë punimet e dorës dhe peshkimi. Vajzat dhe gratë tashmë e kanë gjetur mundësinë për të krijuar të ardhura për familjen dhe po mësojnë tezgjahun, qëndisjen, punimet në lëkurë dhe gjithçka që bëhet nga duart e grave dhe që kërkohet mjaft nga tregu.

13101369_10207422379372274_756106906_n

Qilimat, sixhadet, çantat dhe punime të tjera të traditës vijnë nëpërmjet duarve të saj, të nënës dhe motrës që tashmë e kanë ngritur biznesin e tyre familjar. Nuk e ka problem të ulet në tezgjah dhe të punojë me porosi që vijnë nga shqiptarë e të huaj. Ajo ka filluar punën në tezgjah qysh në moshën 12-vjeçare. Edhe pse ka mbaruar mësuesinë në gjuhë dhe letërsi, vajza shkodrane nuk e lë tezgjahun, të cilin tashmë e ka pasionin e saj por edhe një mundësi të mirë fitimi. Shprehja e saj  me buzë a gaz është: “Një zanat ta bën jetën të begatë”.

Jeni vetëm 23 vjeç dhe punoni në tezgjah. Si e keni mësuar këtë zanat që është i vështirë e nuk preferohet nga të rinjtë?

Endja e qilimave më pëlqen dhe kam mbi 10 vjet që i punoj. Kam mësuar me nënën qysh në moshën 12-vjeçare dhe punoj në tezgjah edhe sot. Ne në Zogaj e kemi traditë endjen e qilimave. Sigurisht që është  një punë e lodhshme por edhe shumë e bukur. Tani që ja kam marrë dorën nuk ndjej asnjë sen tjetër përveçse kënaqësi.

Tezgjahu është traditë qysh prej gjyshes sime. Nëna n’a e ka mësuar si mua edhe motrës këtë zanat. Më pëlqen edhe pse kam vazhduar shkollën. Në fakt as mësuesinë nuk e le, por edhe zanatin e nënës nuk do ta le. Të rinjtë janë përgjithësisht indiferentë ndaj punës me dorë. Por mendoj se jo të gjithë do të punojmë në shtet dhe duhen hedhur sytë nga zanatet pasi një zanat ta bën jetë të begatë.

Në faktm punimet e familjes janë të njohura prej kohësh. çfarë punimesh realizoni?

Familja ime ka mbi 20 vjet që merret me punimet e leshit. Punët tona janë kryesisht me porosi. Njerësit i pëlqejnë produktet tona. Na kërkojnë më tepër qilima, çentro, rrugica, çanta dekorative por edhe elementë të tjerë që ne i punojmë vetëm prej leshi.

A mund të jetohet mirë me një zanat?

Në zonën tonë ne nuk kemi mundësi të tjera veç artizanatit dhe peshkimit. Gratë punojnë në qilima. Ka filluar të rritet numri i grave dhe vajzave që kërkojnë të punojnë në tezgjah.

Në fakt është pak e vështirë por me mund dhe me shumë vullnet arrihet. Këtë punë do ta vazhdoj jo vetëm për fitimin, por edhe se më pëlqen. Këto janë produket e mia e dal me krenari dhe i promovoj kudo si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë.

Për ju është e rëndësishme edhe lënda e parë, apo jo?

Sigurisht që për produkte cilësore duhen përdorur lëndë të para cilësore. Tashmë kemi gjetur furnizuesit tanë. Marrim në vende të përzgjedhura. Të gjitha punimet tona janë vetëm me leshin e deles, pra dua të them se janë bio.

Çfarë ju kërkojnë më shumë?

Më shumë kërkohen qylymat e leshit. Tek ne është traditë që çdo vajzë  ta marrë pajë një të tillë. Më vjen mirë që është një traditë që vazhdon ende. Ndërkohë vazhdojnë peshqeshet për familjarë e të afërm në dasma. Emigrantët e kthyer vazhdojnë të dhurojnë elementë të tillë të traditës tek miqtë e tyre edhe të huaj. Punimet tona si çentrot, rrugicat, çantat karakteristike kanë shkuar kudo nëpër botë.

E shikoni si një mundësi të mirë punësimi për gratë?

Ka interes sidomos nga vajzat apo nënat e reja që nuk e kanë një punë dhe duan ta mësojnë këtë zanat. Më vjen mirë që ka vajza që kërkojnë të punojnë në tezgjah,  pasi çdo ditë po bëhet më e vështirë çështja e punësimit. Duhet t’i drejtohemi më tepër zanateve dhe të sjellim gjëra cilësore që kërkohen pasi në këtë mënyrë kemi gjetur dhe punën që është aq problem sot.

Si i gjeni blerësit?

Marrim pjesë thuajse në të gjitha panairet dhe siç na shikoni edhe këtu në panairin e punës. Panairet na ndihmojnë shumë si brenda ashtu edhe jasht vendit. Ne jemi në treg kryesisht nga porositë që na bëjnë klientët tanë dhe i vlerësojmë shumë pasi ata vlerësojnë punën tonë. Ne jemi shembulli se si me punën e dorës mund të jetohet mirë dhe shembulli se si zanatet nuk vdesin kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Diskot në Berlin nisin fushatën Plus1, mbledhin mbi 50 mijë euro për migrantët

Diskot në Berlin nisin fushatën Plus1, mbledhin mbi 50 mijë euro për migrantët

E pra dhe kjo është Tirana: Sheherlinjtë e Dibrës dhe Mëhallat e Dibranëve

E pra dhe kjo është Tirana: Sheherlinjtë e Dibrës dhe Mëhallat e Dibranëve

Kadare, lule Lasgushit dhe Kutelit në Pogradec

Kadare, lule Lasgushit dhe Kutelit në Pogradec

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni