Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tej konfliktit bërthamor: fushëbeteja midis SHBA dhe Iranit është edhe në tregtinë e fistiqeve

by te Sheshi
30/10/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Tej konfliktit bërthamor: fushëbeteja midis SHBA dhe Iranit është edhe në tregtinë e fistiqeve

Ka shumë efekte anësore në konfliktet ndërkombëtare, por ato të mosmarrëveshjeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë vërtet për të qeshur. Kështu mund të duket, në fakt, edhe pse fushëbeteja është goxha e nxehtë: bëhet fjalë për tregtinë e fistiqeve.

Industria globale e fistiqeve kap vlerën e shumë miliardë dollarëve në vit, në një sektor që vazhdon të rritet pasi ka një trend popullarizimi të produkteve. Shtetet e Bashkuara dhe Irani dominojnë tregtinë botërore të fistiqeve – së bashku kontrollojnë midis 70 dhe 80 për qind të prodhimit vjetor për dekadën e fundit. Për më shumë se 40 vjetët e fundit, prodhuesit e Iranit janë përballur me presione për shkak të sanksioneve, tarifave dhe kufizimeve për të hyrë në tregun ndërkombëtar të financave.

Edhe pse vetë fistiqet nuk janë në listën e produkteve “të ndëshkuara” apo të kufizuara nga sanksionet, kufizimet në bankimin ndërkombëtar e bëjnë tregtinë e tyre shumë të vështirë për fermerët iranianë.

E gjitha kjo ndryshoi në vitin 2016, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin, që njihet zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Mirëkuptimit. Kjo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, i hoqi sanksionet.

Nuk ishte vetëm nafta iraniane që u rikthye në tubacione drejt tregut ndërkombëtar, por edhe eksportet e fistiqeve nisën të fitojnë pikë në tregun jashtë vendit.

Kërcënimi Trump

Por, ky progres rrezikohet sërish nga sfida të vështira. Presidenti Donald Trump e cilësoi marrëveshjen e arritur nga administrata e pararendësit të tij në detyrë si marrëveshja më “e keqe” që kishte bërë ndonjëherë Amerika.

Në tetor, ai e deçertifikoi marrëveshjen. Lëvizja ia kalon përgjegjësinë Kongresit amerikan për të vlerësuar dhe vendosur nëse beson ose jo se Irani përmbush kushtet dhe nëse Amerika duhet t’i përmbahet marrëveshjes.

Presidenti Trump tha në një fjalim ku njoftoi vendimin e tij se “marrëveshja i hidhte një jelek shpëtimi jetës politike dhe ekonomike të diktaturës së Iranit”, duke mos e penguar atë të shpejtonte drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Për industrinë iraniane të fistiqeve, kërcënimi i humbjes së marrëveshjes dhe rivendosja e sanksioneve mund të thotë rikthim në atë që Hojat Hassan Sadi, zëvendësdrejtor i Shoqatës së Fistiqeve të Iranit, e cilëson “konkurrencë të padrejtë dhe të pabarabartë”.

Rrënjë antike

Industria e fistiqeve në Iran daton prej mijëra vjetësh. Në kontrast me këtë, kultivimi i fistiqeve në Shtete e Bashkuara nisi në vitet 1930 me fara persiane.

Bumi në kultivimin komercial të fistiqeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet diplomatike me Iranin pasi krizës së pengjeve të vitit 1979 pas së cilës Amerika dhe aleatët e saj vendosën sanksione ndaj Iranit. Përgjatë disa dekadave, madje edhe në vendet ku konsumoheshin shumë fistiqet iranianë, kufizimet për të aksesuar tregun ndërkombëtar të financave e bënë të vështirë që industria të lulëzonte.

Gjatë kësaj kohe, tregu amerikan u zgjerua, ndërsa fermerët, kryesisht në Kaliforni, mbillnin sipërfaqe të mëdha.

Por në vitin 2014, kushtet e thata dhe të nxehta të motit në gjithë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara i kushtuan industrisë gati gjysmën e prodhimit dhe reduktuan përfitimet për vitin 2015 – vitin kur shitej prodhimi – deri në 1.4 miliardë dollarë.

Globalisht, u rrit çmimi i fistiqeve dhe kjo ishte një mundësi edhe për prodhuesit iranianë.

Konkurrenca me çmimin

Çmimi i fistiqeve ka qenë në rritje që prej vitit 2002. Ekspertët thonë se shkak janë përfitimet shëndetësore të prodhimit arror, por edhe kërkesa globale për fruta të thata të shëndetshme.

Rritja e kërkesës nga Kina është çelës për rritjen e sektorit. Midis viteve 2008 dhe 2013, importet kineze të fistiqeve amerikane u rritën me 146 për qind. Por thatësira e vitit 2004, bëri që çmimi i prodhimit kalifornian të ngjitej në qiell nga 3 dollarë për 453 gramë në mbi 5 dollarë.

Në kundërshtim me Kaliforninë, prodhimi i fistiqeve në Iran, atë vit, ishte i bollshëm. Në tregje si Kina, ato ishin në gjendje të shkurtonin çmimin amerikan deri në 0.20 dollarë.

Marshim në të përpjetë

Avantazhet dhe dizavantazhet për Iranin nuk lidhen vetëm me sanksionet. Irani pretendon se fistiqet e tij kanë shije më të mirë, e kështu mendojnë edhe shpërndarësit më të mëdhenj europianë, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën farë. Fistiqet turke p.sh janë të një varietet tjetër.

Por pengesë në Iran janë sistemet e vjetëruara të vaditjes dhe mungesat e ujit.

Sektori iranian i fistiqeve është i dyti në botë pas sezonit të mbarë të vitit 2016. Dhe me dy vende që dominojnë fuqishëm pjesën më të madhe të tregut global, situata nuk ka nevojë për koment.

Mirëpo, për fansat në rritje të fistiqeve në gjithë botën, shtimi i prodhimi iranian në treg dhe ulja e çmimit do të ishte një rezultat i pritur ëmbëlsisht.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?
Afrika

A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

17/05/2025
Next Post
Tahiri nga shtëpia e tij: pres mos zhgënjehem nga Rama; për Berishën kam fakte të tmerrshme

Tahiri nga shtëpia e tij: pres mos zhgënjehem nga Rama; për Berishën kam fakte të tmerrshme

Disa përfitime dhe të mira shëndetësore nga çaji i shegës

Disa përfitime dhe të mira shëndetësore nga çaji i shegës

“Watergate II”, dalin aktakuzat e para në SHBA

“Watergate II”, dalin aktakuzat e para në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni