Një balerinë ruse, një anëtare e Teatrit Mariinsky me famë botërore nga Shën Petersburg, interpretoi një skenë nga baleti “Liqeni i Mjellmave” të Peter Ilyich Tchaikovsky në një kostum baleti në një pjesë të ngrirë të Gjirit të Finlandës dhe nën një temperaturë prej minus 15 gradë Celsius .
Balerina Ilmira Bagrautinova shpjegoi se në këtë mënyrë ajo dëshiron të shprehë kundërshtimin e saj për ndërtimin e një porti në Batareinaya Bay, një plazh i njohur që ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh rus.
Ajo i tha gazetares së BBC Ekaterina Venediktova se shpreson që performanca e saj të inkurajojë autoritetet për të shpëtuar mjellmat e vërteta që folenë në atë gji. /tesheshi.com/