Policia suedeze ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje vonë është qëlluar me armë automatike brenda një restoranti në Goteborg, duke lënë pas të plagosur e të vdekur.
Një dëshmitar tregoi se dy burra u futën në restorant dhe filluan të qëllojnë me armë automatike.
“Nuk kisha mundësi të mendoja se ç’po ngjiste. Më pas pashë mikun tim të gjakosur, dhe u përpoqa ta ndaloj sa mundesha me dorë rrjedhjen e gjakut”, u shpreh dëshmitari.
Zëdhënësja e policisë bëri të ditur se ngjarja ndodhi në një zonë të qytetit të njohur për përplasjen e bandave. Ajo tha se është herët për të spekuluar mbi motivin e të shtënave, por ka ca të dhëna se sulmi me armë ka lidhje me bandat.
“Nuk ka absolutisht asgjë që të tregojë për terrorizëm”, qenë fjalët e saj.
Sipas policisë, të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
Goteborgu është qyteti i dytë më i madh i Suedisë, dhe gjendet në jugperëndim të tij. /tesheshi.com/