Sipas raportit të Migrantes të vitit të kaluar, gati 100 mijë italianë jetojnë jashtë Italisë. Ndër ta, rreth 40 mijë janë të rinjë të moshës nga 18 deri në 32 vjeç.
Ndryshe nga gjeneratat e kaluara, kjo nuk është një përpjekje për t’ia mbathur e për të mos u kthyer kurrë.
Të rinjtë që iu përgjigjën pyetësorëve deklaruan se ishte një zgjedhje e kushtëzuar nga mungesa e mundësive për karrierë dhe studime në vendin e tyre.
Përsëri sipas raportit, i bie që 1 në 12 italianë ka vendosur të jetojë në migracion dhe rreth 50 për qind e këtij numri është nga jugu.
Vendet që italianët preferojnë më shumë të zhvendosen për studime apo punë janë: Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Brazili dhe Argjentina. /tesheshi.com/