Të rinjtë demokratë të Europës kanë reaguar të shqetësuar për dhunën e qeverisë ndaj protestuesve në Shqipëri. Në një letër që i ka dërguar kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, kreu i DEMYC, i kërkon autoriteteve t’i japin fund arrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve.
Kryetari i DEMYC, Javier Hurtado Mira, i kujton qeverisë se dhuna ndaj lirisë së shprehjes dhe protestës, nuk mund të ushtrohet në një vend kandidat për në BE.
“DEMYC u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i japin fund arrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve paqësor. Askush nuk duhet të jete subjekt i ndalimit të lirisë së fjalës dhe protestës.
Këto nuk janë vlera që një vend kandidat në BE duhet të promovojë”, shkruan në letrën e tij Javier Hurtado Mira, Kryetar i DEMYC. /tesheshi.com/