Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

    Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

    Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

    Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

    Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

    Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

    Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

    Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

    Pas Iranit, ministri ekstremist izraelit: “Tani, e gjithë forca në Gaza!”

    Pas Iranit, ministri ekstremist izraelit: “Tani, e gjithë forca në Gaza!”

    Shfrim rus ndaj serbëve: Ju frikacakë të etur për para!

    Shfrim rus ndaj serbëve: Ju frikacakë të etur për para!

    Pse për Izraelin lufta në Iran është sekret?!

    Pse për Izraelin lufta në Iran është sekret?!

    Presioni pozitiv mbi Netanyahu-n: “Pas Iranit, koha për Gazën”

    Presioni pozitiv mbi Netanyahu-n: “Pas Iranit, koha për Gazën”

    Tensione dhe deklarata kontradiktore i paraprinë njoftimit: Izraeli ra dakord për një armëpushim

    Tensione dhe deklarata kontradiktore i paraprinë njoftimit: Izraeli ra dakord për një armëpushim

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të jetosh ngjitazi me serbin në Karaqevë – atje ku gjumi nuk bëhet rehat

by te Sheshi
25/05/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Të jetosh ngjitazi me serbin  në Karaqevë – atje ku gjumi nuk bëhet rehat

Nga Donat Maloku

 3200 banorë të fshatit Karaqevë të Kamenicës që ndodhet në kufi me Serbinë, edhe 15 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe shtatë vjet pas pavarësimit të vendit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm.

11358884_782015428571935_849404737_n

Banorët e Karaqevës, të cilët kanë humbur qindra hektarë tokë pas luftës, si pasojë e mosrespektimit të vijës kufitare nga pala serbe, kërkojnë ndihmë nga institucionet shtetërore të Kosovës që të ragojnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem.

Ky fshat i harruar nga shteti është tërësisht i pasigurt, pasi policë civilë serbë në vazhdimësi hynë në tokat që i takojnë këtij fshati duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Karaqevasit, nga frika se mund të ndodh më e keqja disa herë kanë protestuar me kërkesë që në këtë fshat të jenë prezent institucionet e sigurisë shtetërore, Policia e Kosovës, për të ofruar siguri por deri më tani kjo kërkesë nuk është realizuar. Ata paralajmërojnë se  protestat nuk do t’i ndalin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

11329659_782015241905287_316894149_n

Portali mbarëkombëtarë ‘tesheshi’, duke parë shqetësimin e madh dhe frikën e përditshme që jetojnë banorët e këtij brezi kufitar, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Bashkësisë Lokale të Karaqevës, Selver Lenjani.

Ai ka treguar për frikën e përditshme të banorëve, për pasigurinë për të jetuar në këtë fshat, hyrjen e xhandarmërisë, injorimin që po i bëhet nga shteti, protestat që kanë realizuar dhe ato që mund të vijnë së shpejti. Lenjani, në emër të fshatit ka falënderuar KFOR-in i cili edhe pse jo rregullisht bën një lloj sigurie në këtë fshat, pasi pa vizitën e tyre, karaqevasit nuk do të mund të jetonin asnjë ditë në shtëpitë e tyre për shkak të pasigurisë ndijenë.

Po të mos ishte KFOR-i s’do të mund të jetonin as 24 orë

Lenjani, Karaqeva është një fshat në kufi me Serbinë. Ju shpeshherë keni shprehur brengën tuaj se xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës. Sa janë të sigurt karaqevasit të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre?

 Karaqevasit nuk janë të lirë as zero përqind pasi Policia e Kosovës nuk qarkullon në këtë pjesë. Nuk e di çfarë ndarje duhet të ndodh më shumë se kjo për institucionet e Repulikës së Kosovës. Ne jemi këmbëngulës, nuk do t`i lëshojmë tokat tona shekullore.

11297858_782015208571957_1933058315_n

A jeni në dijeni kur kanë hyrë së fundmi civilët serbë që u takojnë grupeve ushtarake e policore serbe në tokat e fshatit tuaj?

Grupet serbe civile me regjistrime të ndryshme hynë shpesh, pasi veturat policore të shtetit të Kosovës nuk duken askund. Grupet serbe hyjnë me vetura të tipave të vjetra si Llada, Jugo etj., dhe askush nuk i ndalon.

A është e pranishme policia kufitare e Kosovës në fshatin tuaj.  A e keni shprehur shqetësimin e banorëve tuaj tek institucionet e sigurisë së Kosovës?

Në Karaqevë, veturat zytare të policisë së Kosovës nuk hyjnë. Ndonjëherë vijnë vetëm policë civilë të Kosovës. Pra, shteti zyrtararisht nuk është i pranishëm në brezin kufitar. Vetura zyrtare të policisë së Kosovës qe një vit e gjysmë nuk ka pasur në fshatin tonë.  Ne kemi kërkuar që të vendoset një pikë statike e policisë së Kosovës në mënyrë që banorëve t’iu ofrohet sadopak siguri dhe t’iu dilet në ndihmë në çdo moment. Ne kemi kërkuar edhe përmes protestave të na plotësohet kjo kërkesë por deri më tani nuk është realizuar.
Banorët e falënderojnë KFOR-in. Vjen një apo dy herë në javë. Po të mos vinte KFOR-i nuk kemi vend këtu as 24 orë.
Xhandarmëria serbe e njeh mirë terrenin dhe lëviz edhe natën pasi nuk ka kush t’i ndal, sepse Policia e Kosovës nuk është e pranishme këtu.

Eshtë problem i madh që do zgjidhje shtetërore. Ne e kemi rëndë për me i mbrojt këto troje. Kërkohet ndihma institucionale, ndihma edhe e banorëve të brezit kufitar. Ky është problem shtetëror. Të gjitha institucionet e Kosovës janë të njoftuara me shkrim për hyrjet e xhandarmërisë në Kosovë. Eshtë e njoftuar presidentja, kryeministri, kryeparlamentari. Banorët do të jenë këmbëngulës që trojet shekullore nuk do t’i lëshojnë për asnjë çmim. Kjo është tokë që i kemi siguruar edhe hartat dhe ne do t’i përgjigjemi. Kërkojmë që përmes tryezave të rrumbullakta, bisedimeve të gjejmë zgjidhje, derisa ato të shterren; dhe nëse nuk ka zgjidhje, banorët janë të gatshëm në cilëndo formë të pergjigjen.

Ju i keni bërë thirrje institucioneve të vendit që të merren me vijën kufitare. A është marrë Qeveria e Kosoves me këtë çështje, a keni zhvilluar ndonjë takim me zyrtarët qeveritarë?

Nuk kemi pasur deri më tani takim me drejtuesit e institucioneve të Kosovës. Jemi në pritje të zhvillojmë një takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, që në emër të 3200 banorëve ta njoftojmë me kërkesat. Kërkojmë takim edhe me kryeministrin, ministrin e Punëve të Brendshme që të merren me këtë punë serioizisht. Eshtë tokë e jona dhe nuk e lëshojmë tokën tonë. Këto janë vendime të prera. Ne jemi të harruar nga isntitucionet shtetëror.

11303552_782015605238584_1040045363_n

Keni zhvilluar disa protesta, por siç duket kanë hasur në veshë të shurdhër. A do të mbani protesta të tjera?

Shumë shpejt do të mbajmë edhe protestën e radhës. Nuk e di kur do të mbahet por protestat do të jenë të pashmangshme deri në realizimin e kërkesave të banorëve.

A frikësoheni se në rast se nuk ndërmerren hapa nga institucionet gjegjëse një gjë e tillë mund të ndodh edhe në Karaqevë?

Nuk do të lejojmë të ndodh e njëjta gjë si në Kumanovë pasi ne do t’i përgjigjemi cfarëdolloj provokimi. Mosardhja e veturave të Policisë së Kosovës lë të kuptohet se kjo është ndarje. Nga frika të gjitha mund të ndodhin. Por, nuk mund të lejojmë më gjakderdhje në token tonë.

Na tregoni pak si jetojnë karaqevasit. Sa ka infrastrukturë rrugore fshati juaj. Si jetojnë banorët?

Kushtet në brez kufitar janë të vështira. Disa familje jetojnë si në kohën e gurit. Eshtë një fukarallëk i madh që vuajnë edhe për kafshatën e gojës. Shumë shtëpi janë afër malit dhe është frikë e madhe ku jetojnë disa të moshuar.

Institucionet e Kosovës qe disa vite po mbajnë takime në Bruksel me Serbinë. A keni ndonjë mesazh për ekipin negociator të Kosovës?

Ekipi i bisedimeve të Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në Karaqevë për të shikuar problemet me të cilat ballafaqohen banorët dhe ta shohin nga afër situatën dhe terrenin për t’ia adresuar këto shqetësime Brukselit. Serbia po del shumë më e fortë politikisht në tavolinë të bisedimeve se Kosova.

11358674_782015258571952_495956579_n

U janë vjedhur 12 harta që i keni ruajtur që nga viti 1974. Na tregoni pak për rëndësinë e tyre dhe kush mendoni se ua vodhi?

Po më janë vjedhur disa harta që i kam ruajtur qe disa vite. I kam pasur në shtëpi. Ka hyrë dikush përmes dritares pasi kanë qenë në një shtëpi të vjetër. Një natë nuk kam qenë aty dhe i kanë vjedhur. Serbia punon dhe ka gisht çdoherë.

Porosia e juaj për fund si kryetar i fshatit?

Eshtë porosi e banorëve të brezit kufitarë që sa më shpejtë Kuvendi i Republikës së Kosovës t’i jep autorizimet që Policia e Kosovës të jetë zyrtarisht e pranishme edhe në Karaqevë.
Porosia e banorëve kufitarë është që institucionet t’i ndalin në ndihmë këtyre banorëve sepse edhe ky fshat është pjesë e Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë
Kryesore

Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

24/06/2025
Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?
Kryesore

Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

24/06/2025
“Fuqia e butë” e Katarit fiton luftën: kush tha paqja e para, Izraeli apo Irani?
Diplomaci

“Fuqia e butë” e Katarit fiton luftën: kush tha paqja e para, Izraeli apo Irani?

24/06/2025
Next Post
Malajzia gjen varre masive emigrantësh pranë kufirit tajlandez

Malajzia gjen varre masive emigrantësh pranë kufirit tajlandez

Kapllani, heroi i ri i FSV Frankfurtit

Kapllani, heroi i ri i FSV Frankfurtit

Mediat greke:  Rama, një nacionalist i rrezikshëm! – ndaj i thonë Ballkan

Mediat greke: Rama, një nacionalist i rrezikshëm! – ndaj i thonë Ballkan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

Raport me “vulë” nga Harvardi: Izraeli “zhduk” gati 400,000 palestinezë në Gaza, gjysma fëmijë

24/06/2025
Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

Pohimi: Evropa më në fund është zgjuar!

24/06/2025
Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

Cila është nëndetësja bërthamore amerikane që goditi Iranin?

24/06/2025
Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

Irani: Proceset bërthamore do vazhdojnë!

24/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni