Telefoni i famshëm i Apple, iPhone krijon shumë interes për dizajnerë të shumtë të cilët duan ta imagjinojnë se si do të duket modeli i ardhshëm i kësaj pajisje.
Për secilin model të ardhshëm, dizajnerë të shumtë shtojnë ide, karakteristika dhe inovacione të cilat ata mendojnë se duhet t’i posedojë gjenerata e ardhshme e telefonit të Apple.
Aktualisht, është iPhone 7 që ka kapur imagjinatën e dizajnerëve të shumtë. Disa prej tyre kanë dalë me koncepte mjaft të afërta dhe besueshme, ndërsa të tjerët kanë ëndrrat më të çuditshme për modelin e ri të iPhone.
Projektuesi i fundit ka imagjinuar një iPhone me shkëlqim që ka një ekran prej skajit në skaj dhe një profil shumë të hollë. Telefoni gjithashtu paketon një buton të ri-dizajnuar në ballinë që mund të përshtatet nga përdoruesi për të treguar fotot, logon e Apple apo qarqet me ngjyrë të ndryshmee.
Paul ka propozuar disa specifika të “çmendura për iPhone 7”, duke përfshirë ekranin në 4K, procesorin octa-core 2GHz, memoriet 16/64/128/256GB, kamerën e pasme me 20MP, atë frontale me 12MP dhe 3D Touch të ri. /tesheshi.com/