Ajo që ka thënë së fundi Berisha ngjan sa e pabesueshme nëse merr për referim logjikën e shëndetshme njerëzore e aq e pabesueshme nëse merr si referim pikërisht atë vetë, mufkat e parreshtura që prodhon, si dhe çdo lloj marrëzie tjetër që shpalos në politikëbërjen e vet banale.
Në një takim elektoral në Milano, ka sjellë në ligjërimet e tij të varfra politike të atin e tij të ndjerë, duke e kontekstualizuar politikisht. E ka rrëfyer atë si një besimtar që në një moment paska braktisur adhurimin e Zotit dhe duke thënë fjalë që shpalosin të kundërtën e besimit.
Por ose o gënjen, pra ka sajuar një histori të paqenë me të atin, ose është treguar katastrofal duke thënë në publik një gjë që nuk e nderon aspak atë burrë, pra Ramë Berishën.
Ja ç’ka thënë:
“Programi ynë ka edhe një shtyllë tjetër, një premtim tjetër: pastrimin e shtëpisë. Shtëpia do pastrohet! Po ua shpjegoj: Im atë ka qenë besimtar. Falej, i lutej Zotit dhe unë e respektoja shumë. Aty, nga vitet ‘70, ai filloi të mos falej më. Nuk falej dhe kishte hall se po më prish punë mua. I them: ‘Babë, unë dëshiroj të të shoh duke u falur, duke u lutur’. ‘Jo, më thotë bir, nuk falem se në këtë mjedis të tillë, as Zoti vetë nuk të dëgjon’”.
Pra, nëse i ati i Berishës e ka bërë vërtet këtë gjë, i ka th në vërtet këto fjalë, Berisha do ishte më mirë ta mbante të patreguar këtë histori, gjithnjë nëse do kishte dy parë mend dhe do i dhimbsej emri i babës, për ta patur sa më të mirë në kujtimin e njerëzve.
Ai vijoi më tej marrëzitë e tij kur tha:
“Më vonë lexova në libra të shenjtë çfarë thonë. Librat e shenjtë shkruajnë: që Zoti të hyjë në shtëpitë tënde, pastroje përpara shtëpinë(!).
Për nga niveli i injorancës fetare, kjo ngjan me atë mufkën e Ramës për njeriun që do japë llogari te Shën Pjetrit në atë botë(!!!). /tesheshi.com/