Një studim i Universitetit të Montrealit, në Kanada ka zbuluar se origjina e ngrënies së thonjve thuajse impulsive dhe në pamje të parë aspak të këndshme, është përsosmëria.
Bëhet fjalë për dëshirën për të bërë përherë gjërat në mënyrën më të mirë dhe të arrish gjithmonë objektivat më të larta.
Me fjalë të tjera, siç shpjegojnë studiuesit dhe autorët e kërkimit, të gjithë ata persona që hanë thonjtë apo kanë probleme të theksuara me kutikulat, nuk janë persona që mjaftohen me zbatimin e objektivave ditore, por shkojnë shumë më tej se kaq. Sigurisht që kjo ka edhe një aspekt negativ.
Ata që kanë fiksim përsosmërinë janë shpesh shumë të padurueshëm, bien në ankth dhe nxehen shpejt, në rast se nuk arrijnë objektivat ose në rast se hasin vështirësi që i pengon të bëjnë atë çka dinë të bëjnë më mirë.
“Efekti pozitiv i këtij zakoni është stimulimi, në mënyrën e gabuar i kontrollit të emocioneve”, ka shpjeguar Kieron O’Connor, drejtues i kërkimit. /tesheshi.com/