Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ali PAJAZITI: Identitetet sociale rinore në Ballkanin Perëndimor (I)

Nga Te Sheshi
14/03/2016
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Ibën Halduni dhe Power Point-i

Tetëmbëdhjetë shkurt, e enjte. Gati për t’u nisur për në konferencën e Beogradit. Një ditë e ftohtë, dhe në çantë marr edhe Habermasin, “Në vorbullën e teknokracisë”. Më duket i rëndë për relaks leximor, gjë që ma thotë edhe Ana, por ama s’i shkëputem dot, i vendosur që të udhëtoj me të. Më provokon veçanësia e kësaj koke të madhe të dy shekujve të fundit.

Destinacioni: takimi përmbyllës i projektit, “Nga identitetet inkluzive drejt shoqërive inkluzive”. Unë, Bardhyli nga Ministria e Arsimit, Ana dhe Biljana nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, e Admiri nga Alsat-M. Aterojmë nga aeroplani i partneritetit serbo-arab (Etihad & Air Serbia) në aeroportin “Nikola Tesla”. Serbët ndoshta s’kanë Aleksandër të Madh, por kanë një figurë relevante të shkencës, të inxhinierisë së elektrikës dhe mekanikës.

Në dalje, një plakë nga Shqipëria, që me transfertë udhëton drejt Suedisë, dridhet nga frika; e stresuar tej mase, përgjërohet, flet shqip, por s’e kupton kush, e thotë se është në zgrip me kohën. S’di as anglisht. Qetësohu i themi, dhe e drejtojmë nëpër labirinthet përplot me udhëtarë, drejt deskut që e shpie te avioni. Arrijmë në hotel, një çikë pushim, më pas në Knez Mihajllova. Dhe në çdo skaj librari. I blej dy të parët që mendoj se më hyjnë në punë: “Estetika” dhe “Hyrje në Sociologji”. Njëri autor rus, tjetri serb. E dija, s’ka kombësi.

Të premten në mëngjes, në Fakultetin Filozofik, fillon konferenca e titulluar, “Identitetet sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Raporti dhe rëndësia e përkatësisë etnike, fetare dhe kombëtare”. Në fillim u theksua se synimi i këtij projekti ka qenë afirmimi i identiteteve inkluzive fetare dhe etnike, që reflektojnë tolerancë, që i pranojnë politikat antidiskriminuese, në veçanti te rinia, si një resurs që nuk ka marrë pjesë në konfliktet e trojeve ballkanike të viteve 1990, por i socializuar në shoqëri të ndara etnikisht ose fetarisht, ku tensionet etnike-fetare janë të fuqishme.

Në këtë projekt të realizuar në katër vende, Bosnjë, Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, kanë marrë pjesë 840 përgjigjës të moshës 20-30 vjeçare, të përfshirë në kërkimin e bazuar në anketë, në fokus grupe dhe raste studimore. Profili i këtij studimi përfshin 18 hulumtues të profileve të ndryshme (psikologë, sociologë) nga gjashtë universitete, përfaqësues OJF-sh, të udhëhequr dhe të mentoruar nga prof. Felicia Pratto nga Universiteti i Konektikatit, SHBA. Pratto, e cila dha një pasqyrë të përgjithshme të projektit, u nis nga vetja e saj, me një identitet shumështresor: nëna kroate, i ati italian, dhe ajo vetë amerikane. Ajo vazhdoi me pohimin për nacionalizmin si “invencion brilant” i Napoleonit, me elaborimin për identitetin kombëtar që tërheq me vete konstruktimin e armiqve. Në vazhdim, ajo foli për konceptet fluide të kulturës dhe devocionit, për dekolonizimin dhe reagimin fundamentalist. Elaboroi edhe çështjen e ngjashmërisë përkundër dallimeve, të multiidentiteteve (qenie njerëzore, prind, qytetar, shkencëtar…), e foli për qendërzimin grupor dhe relacionet brendagrupore, për inferioritetin, ekskluzivizmin dhe orientimin e dominimit shoqëror, për lëvizjen e njerëzve në vijën patriotizëm, shovinizëm, internacionalizëm…

Nga katër vendet pjesëmarrëse në këtë projekt, më së pari u prezantua Maqedonia. Lidhur me këtë vend u theksua se, nga hulumtimi i realizuar në Shkup dhe Tetovë me 219 të rinj, është konstatuar që te shqiptarët e këtyre dy qyteteve vlerë më e lartë është identiteti fetar (4.05), më pastaj ai etnik (4.01), dhe si kategori e tretë, me më pak peshë, identiteti shtetëror (3.57), kurse te maqedonasit kjo triadë radhitet në këtë mënyrë: identiteti shtetëror (3.03), identiteti fetar (2.56) dhe identiteti etnik (2.34). Kontaktet e të rinjve shqiptarë me maqedonasit janë shumë të rralla (61% rrallë ose asnjëherë, vetëm 17% shpesh ose shumë shpesh). Popullata rinore shqiptare e Maqedonisë i jep më tepër peshë identitetit shqiptar sesa të qenit qytetar i Maqedonisë. (PA: Kush ka në këtë rast më shumë përparësi, identiteti “qytetar i Maqedonisë” apo “shqiptar”? Cilin identifikim do ta kishit pozicionuar në vend të parë? J: Identitetin shqiptar.)

Vendtakimi i përfaqësuesve të këtyre dy komuniteteve është në përgjithësi puna dhe shkolla-universiteti. Si shqiptarët dhe maqedonasit janë të gatshëm ta ndryshojnë identitetin e tyre shtetëror, të marrin pasaportë tjetër për shkak të përfitimeve, jetës më të mirë… Vetëm për 12.9% të të rinjve maqedonas nga Tetova religjioni është i rëndësishëm ose shumë i rëndësishëm, kurse për shqiptarët tetovarë, feja është shumë më relevante (58.7%). Edhe lidhur me të ardhmen, shqiptarët janë shumë më optimistë se maqedonasit e rinj (55.6% kundrejt 43.4%). 77% e të rinjve shqiptarë nuk duan të martohen me tjetrin, me maqedonas/e. Të rinjtë në përgjithësi konvertimin religjioz dhe kombëtar e quajnë të panatyrshëm. Nga pjesa e studimit të realizuar në Maqedoni konstatohet shfaqja e një dallimi të dukshëm mes “nesh” dhe “atyre”, mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe fajin për kontradiktat ndëretnike, të dyja palët ua lënë politikanëve, gjë që më së miri u pa para do ditësh me “rastin e shqiponjës dhe kryqit në Shkup”, kur popullata nuk e hëngri karremin politikanesk, kur nuk u bë pre e provokimit etno-religjioz.

Në epokën në të cilën jetojmë, problemi është se zakonisht komunitetet janë më të lidhura me identitetet esencialiste, kurse, nëse duam të jetojmë në një frymë kantiane, duhet t’i avancojmë identitetet universale, qenie njerëzore, qytetar i botës. Një gjë interesante që e shënuam nga ky aktivitet shkencor ishte sekuenca nga një polemikë e boksierit jugosllav Mate Parlov, i cili në pyetjen e gazetarit se pse nuk është nacionalist kroat, qe përgjigjur: “Si të jem nacionalist kur jam kampion botëror!” /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
Vetëvendosje sjell dokumente mbi skandalin e korrupsionit në Sistemin e Sigurimeve e Shëndetësore

Vetëvendosje sjell dokumente mbi skandalin e korrupsionit në Sistemin e Sigurimeve e Shëndetësore

Qëndroni të bukura me shegë

Qëndroni të bukura me shegë

Dorëheqja e 4 prokurorëve, kryeprokurori Adriatik Llalla emëron të rinjtë

Dorëheqja e 4 prokurorëve, kryeprokurori Adriatik Llalla emëron të rinjtë

TË FUNDIT

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

9 minuta Më parë
Abazoviç, gati për në Beograd

Abazoviç, gati për në Beograd

18 minuta Më parë
Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

3 orë Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist