Fërkimi i duarve në ajrin e nxehtë të një tharëseje elektrike në tualetet publike nuk bën asgjë përveçse than lëkurën, por nga ana tjetër ajo mban bakteret patogjene në sipërfaqe të lëkurës.
Më i shpeshtë ky gjest është në banjat publike, ku ju mendoni se i keni pastruar duart nga bakteret por në të vërtetë keni bërë të kundërtën.
Studimi i kryer nga shkencëtarët në Universitetin “Bradford” tregon krejtësisht të kundërtën. Në fakt, kur ju keni larë duart tuaja, është e vërtetë se bakteret janë ulur, por është njëlloj e vërtetë se ata nuk janë eliminuar krejt. Prandaj, fërkimi nuk bën asgjë, por i sjell në sipërfaqe të lëkurës dhe lehtëson kalimin e tyre diku tjetër./tesheshi.com/