Albin Kurti, njeriu që pret të jetë kryeminsitri i ri i Kosovës, ka cekur së fundi dhe çështjen e ndjeshme të demarkacionit më Malin e Zi, një ndër kauzat e së djeshmes në opozitë (kujtomë, së bashku me Zajednicën”, për të cilën lëshonte gaz lotsjellës në Kuvend. Kurti tha se ai do të diskutojë demarkacionin me autoritetet malazeze në mënyrë që të zgjidhet çështja pa humbës, nëse është e mundur.
Në një intervistë me median shtetërore malazeze, ai shprehu gatishmërinë e tij për t’u takuar me kryeministrin Dushko Markoviç pas zgjedhjes së mundshme si kryeministër i Kosovës, me qëllim që të zgjidhet çështja e ndryshimit të marrëveshjes së demarkacionit në interes të ndërsjelltë.
“Unë dua të takohem me kryeministrin e Malit të Zi dhe autoritetet në Podgoricë tani, si kryeministër i ri, dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë. Le të shqyrtojmë mundësitë, pasi nuk do të ketë humbës në këtë marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se qeveria e ardhshme e Kosovës dëshiron marrëdhënie të mira me Mali i Zi.
“Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës, Mali i Zi është një anëtar i NATO-s dhe është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ne duam marrëdhënie shumë të mira me Malin e Zi, dhe besoj se do të, me vullnet të mirë dhe me informacion të plotë, ta konsiderojmë dhe zgjidhim këtë pozitivisht dhe progresivisht”, theksoi Kurti.
Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për demarkacionin në Vjenë në gusht 2015, me ndërmjetësimin e BE.
Siç u tha atëherë, kufiri midis dy shteteve është ai i vendosur me Kushtetutën e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë të vitit 1974 dhe është i gjatë 80 kilometra.
Marrëveshja u ratifikua më pas nga parlamentet e Malit të Zi dhe Kosovës.
Por ndërsa ratifikimi shkoi “pa probleme” në Mal të Zi, ky proces zgjati tre vjet në Kosovë.
Seancat e Kuvendit të Kosovës u ndërprenë nga gazi lotsjellës, i cili u aktivizua në sallën e Kuvendit nga deputetët e Vetëvendosjes ndërsa simpatizuesit e saj shkaktuan trazira në rrugët e Prishtinës.
Ata pretenduan se marrëveshja e demarkacionit i kishte marrë Kosovës padrejtësisht më shumë se 8,000 hektarë.
Por Kuvendi i Kosovës arrati ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi më 21 mars 2018.
Por dy muaj më parë, presidentët e dy vendeve a nënshkruan një aneks të marrëveshjes, duke thënë se pasi ishte ratifikuar marrëveshja, do të formohej një “Task Forcë e Përbashkët në Markimin e Linjës Kufitare”, e cila do të rishqyrtonte, e ndoshta dhe korrigjonte lëshimet, gjithnjë nëse identifikohen.
Ai tha se ishte “e nevojshme të formohet një organ i përbashkët pune për të rishikuar marrëveshjen e demarkacionit”. /tesheshi.com/