Pothuajse dhjetë vjet pas një sulmi që shkatërroi ekipin e saj redaktues, gazeta e paturp franceze, pa asnjë limit etik në satirat e veta të ndyra, Charlie Hebdo, po organizon një konkurs ndërkombëtar të karikaturave me temën “Tallje me Zotin” (#RireDeDieu) për të denoncuar, siç thotë, “imponimin e të gjitha feve” në shoqëri.
Dymbëdhjetë persona vdiqën më 7 janar 2015 kur u sulmuan zyrat e kësaj gazete, e cila pretendoi se kishte karikaturuar Profetin Muhamed. Në fakt, nuk ka si ta karikaturon, pasi atë, portretin e tij, nuk e ka parë askush veç bashkëkohësve pranë tij.
“U drejtohet atyre që janë lodhur duke jetuar në një shoqëri të kontrolluar nga Zoti dhe feja, atyre që janë lodhur duke u ngacmuar me të ashtuquajturën e mirë dhe të keqe, atyre që janë të lodhur nga të gjithë udhëheqësit fetarë që diktojnë se si duhet të jetojmë”, thotë çmendurisht kjo gazetë, e cila fton pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar: “Shpalosni zemërimin tuaj kundër imponimit të të gjitha feve në liritë tuaja”.
Në fakt, nuk ka asnjë lloj imponimi, por ka thjesht kumtim të të vërtetave hyjnore nga ata që besojnë, besojnë në Zot, besojnë të e mira, e drejta, morali, virtyti njerëzor, ashtu siç kjo gazetë e ndyrë franceze nuk beson te këto, duke prodhuar vetëm marrëzira.
Kujtojmë se në në fund të gushtit të këtij viti, dy organizata katolike ngritën një padi kundër Charlie Hebdo për “nxitje dhe nxitje të urrejtjes fetare” sepse më 16 gusht ajo publikoi një karikaturë të Virgjëreshës Mari me mbishkrimin “Majmuni: shfaqja e parë e virusit në Evropë.”
“Ne mund të bëjmë shaka(…), por pa ofenduar ndjenjën fetare të besimtarëve”, komentoi Papa Françesku në qershor, kur ai mirëpriti rreth 100 humoristë nga 15 vende. /tesheshi.com/