Qeveria italiane do të vë taksë mbi të hollat dhe pasuritë e tjera që janë të mbyllura në kuti të sigurisë e që mbahen në banka. Këtë e bënë të ditur mediat italiane duke e cituar zëvendëskryeministrin Matteo Salvini.
Gazetat thanë se Salvini është këshilluar nga ndihmësit e tij që të ndërmarrë taksimin e kutive të depozitimit nëpër bankat anembanë Italisë, meqë atu ka asete me vlerë prej qindra miliarda eurosh.
“Praktikisht, paratë po fshihen dhe nuk po taksohen,” citohet të ketë thënë Salvini pak para vendimit për t’i vënë në llupë pasuritë e mbyllura në dry.
Ata të cilët vullnetarisht i deklarojnë depozitat e tyre do të taksohen me vetëm 15%, shtuan mediat, duke cituar zëvendëskryeministrin. /tesheshi.com/