Ish-ministri Tahiri këshilloi gazetarët që për rastin kur zëra opozitarë thonë se ai ka materiale shantazhuese, t’i pyesin se ku i kanë provat.
Ish-kreu i Rendit mohoi kategorikisht që të posedonte materiale të tilla, përgjime siç thuhet ndryshe.
“Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz. Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës, kërkoni t’i verifikojnë ata e jo unë. E thonë se e kanë bërë vetë”, tha Tahiri.
Më tej, ai aludoi se nga opozita kanë ardhur kërcënime ndaj dy trupave në procesin e tij.
“E dini shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve? Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time”, shtoi ish-ministri. /tesheshi.com/