Përpaset fort ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Një deklaratë e kreut të shtetit se ka eksiztojnë dosje për oficerë policie të lidhur me krimin, ka irrituar ministrin e Brendshëm që e ka cilësuar Nishanin një vegël të Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook tahiri kundërshtui çdo akuzë.
Postimi
“Aspak habi që thirrjes se Berishës për mobilizim e armatosje popullore, iu përgjigj ushtari me i bindur. Presidenti ditka dosjet qe kam unë mbi tavoline. i përgjuari qe as tha e as denoncoi kush e përgjonte, ditka dosjet qe kam unë mbi tavolinë.
Ne 2 vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal për korrupsion, shumicën prej tyre ish Ministri i Brendshëm sot President, i mbante ne detyre. Policia e Shtetit sot ne krye të detyrës, si kurrë më parë. Policia, institucioni me i besuar nga qytetaret. Presidenti…ne rresht pas SHQUP-it”.
/tesheshi.com/