“Kjo shumicë parlamentare, qeveria, Kryeministri Unë si ministër i Brendshëm jemi angazhuar të rilindim vendin duke e vendosur në binarët e shtetit ligjor. Kjo fillon në radhë të parë nga përgjegjësia jonë dhe besoj se më shumë se një rast e kemi treguar se nuk ka dy standarde; para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Në respekt të kësaj do të mbajmë qëndrimin ligjor dhe moral. Qytetarët duhet të na gjykojnë jo vetëm për punën por edhe qëndrimet në situate kritike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka marrë përsipër përgjegjësinë morale për një fakt shqetësues për mosveprimin e zyrës sonmë të interpolit. Nga dita e parë e detyrës sime së bashku em Artan Didi kemi ngritur bashkëpunimin ndërkombëtar në nivele të panjohura më parë.
Prokuroria ka ndaluar zyrtarët e poolicisë. Inteprol Tiranës, një nga iunstrumentët kyç të bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuaese. Zyra është reformuar tërësisht në përputhje me ligjin e ri dhe rregulloren e re të Policisë së Shtetit.
Sot ndodhemi përpara një shkelje serioze, të cilën e ka zbuluar dhe hetuar Policia e Shtetit. Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm është një mesazh i qartë dhe akt i vullnetit tonë të përbashkët për të ndërtuar mes vështirësive dhe pengesave frymën e ligjshmërisë që duhet ta mishërojë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.
Me Artan Didin kemi goditur pandëshkueshmërinë dhe projekti ynë i përbashkët merr forcë nga akti i sotëm i Artan Didit në shërbim të çdo shqiptari.
Shpreh neverinë ndaj e atyre që vazhdojnë ta kriminializojnë Policinë me shipfje nga më shtazaraket. Ata që mohonin krime të ndodhur në mes të ditës që sulmonin të gjithë institucionet e pavarura sot sulmojnë policinë.
Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun tim të djathtë pasi ai është model për tu ndjekur. Sot e njohëm si qytetar besnik të ligjit”.