Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në angazhimin më të fundit për fushatën e mbledhjes vullnetare të armëve, takoi banorët e Papërit në Elbasan. “Shqipëria pa armë”, fushata më e fundit e nisur nga ministria e Mbrojtjes, duket se në këtë fshat ka marrë mbështetje.
Ministri Tahiri pasi ka përgëzuar banorët u ka ka mbajtur edhe një fjalim ku ka bërë thirrje që të gjithë banorët të dorëzojnë armët, pasi sipas tij, “përveç fatkeqësive, nuk sjellin asgjë të mire”.
“Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë”, tha ministri.
Afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është 30 prilli. Sipas propozimit të qeverisë, kush i dorëzon brenda kësaj date, nuk do të procedohet penalisht. /tesheshi.com/