Valencia ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Manchester United, Gary Neville që të udhëheqë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit. Por jo vetëm. Gary do punojë tani së bashku me vëllain e tij të vogël, Phil Neville që tani e disa muaj ka marrë pozitën e ndihmësit të trajnerit në Mestalla.
“Jemi të lumtur që kemi bërë një zgjdhje kaq të shpejtë dhe aq të mirë duke emëruar Gary-n si trajner të skuadrës. Është një trajner që tani ka eksperiencën e duhur për të drejtuar një skuadër si Valencia dhe roli i tij që kishte brenda skuadrës së Manchester United dhe kombëtares angleze do na ndihmojë shumë”, komentoi presidenti i Valencia-s, Lay Hoon Chan.
Gary Neville do ta trashëgojë portugezin Nuno në krye të shtabit teknik, i cili u shkarkua nga skuadra pas rezultateve jo fort të mira këtë sezon. /tesheshi.com/