Edhe pse tërësisht e papritur, nga mjekësia vjen si surprizë një lajm tepër i mirë. Bëhet fjalë për një medikament, i cili kuron diabetin dhe është tepër efektiv në luftën kundër kancerit. Ky zbulim ka ardhur nga një ekip mjekësh italianë.
Studimi është bërë në universitetin studimor në Xhenova dhe është koordinuar nga mjekja Barbara Salani. Sipas këtij studimi, metformina, në medikament shumë i përdorur në luftën kundër diabetit, është cilësuar edhe di një përbërës shumë i domosdoshëm kundër kancerit.
Ky studim është publikuar në Cell Cycle dhe thotë se ky ilaç është i aftë të shkatërrojë mekanizmin, falë së cilit, qelizat tumorale sulmojnë dhe shtohen në metabolizëm duke u ushqyer tek sheqernat dhe në këtë mënyrë shtohen më shpejt.
Si realizohet shkatërrimi i qelizave? Gjithçka varet nga një proteinë, e cila njihet si M2 (PKM2), e cila ka aftësinë të “fikë” qelizat tumorale dhe t’i ndalojë ato të shumëfishohen. Kjo enzimë është e pranishme në forma të ndryshme të kancerit dhe mund të frenohet nëpërmjet këtij medikamenti
“Trajtimi me metformina ka rezultuar shumë efikas në rregullimin e metabolizmit dhe në parandalimin e qelizave tumorale. Në një studim paralel kemi vënë re se ky ilaç mund të sulmojë drejtpërdrejtë sistemin e përhapjes së qelizave tumorale dhe ndalon rritjen e tyre. deri tani jemi në rrugë të mirë në këtë luftë nëpërmjet mjekimeve diabetike”,- ka thënë mjekja Salani./tesheshi.com/