Kjo video tregon momentin kur një Ferrari 458 Spider që kushton jo pak por 200 mijë paund, shtypet në një pikë grumbullimi për skrap pasi ju sekuestrua pronarit.
Super-makina e Zahid Khan u konfiskua nga policia prillin e kaluar kur ai u fut në Birmingam, dhe oficerët i thanë atij se dyshohej të ishte e vjedhur, ndërsa drejtuesi nuk arriti të siguronte dokumentet.
Ai pretendon se policia e ka shkatërruar makinën gabimisht, ndërsa shkoi nëpër gjykata për të provuar pronësinë, ndërsa sot publikoi pamjet e shkatërrimit të mjetit.
Problemet e zotit Khan filluan pasi ai u akuzua si pronar mashtrues në dhjetor 2016 dhe u dënua me 150 orë shërbim në komunitet.
Kur shkoi të apelonte vendimin në mars 2017, parkoi Ferrarin jashtë gjykatës së Birmingham.
Javë më vonë, makina e tij u kap kur u ndalua më 5 prill. Teksa vazhdoi betejën ligjore në gjykata, burri zbuloi se makina e tij ishte grimcuar, sepse policia kishte paraqitur dokumentet me një gjykatë që i hapte rrugë një procesi të tillë./tesheshi.com/