E keni përgatitur me siguri shumë shpesh në shtëpi, por ndoshta keni harruar t’i shtoni disa përbërës që e bëjnë akoma dhe më të shijshme këtë supë…
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj ulliri
450 gr mish pule
1 limon
1 thelpi hudhër
1 qepë
2 karota
2 degë selino
1 gotë oriz
950 ml lëng pule
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan të madh shtoni vajin e ullirit dhe vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Shtoni në të mishin e pulës të prerë në copa të vogla, pak kripë, piper të zi dhe gjysmën e lëkurës së limonit të grirë imët. Kaurdisini përreth 5 minuta.
Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë hollë dhe gatuajini për rreth 3 minuta. Hidhni më pas karotat, selinonë e prerë, pak kripë dhe kaurdisini edhe për 5 minuta të tjera.
Shtoni në të lëngun e pulës, lëngun e limonit dhe orizin dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
Pasi përbërësit të jenë gatuar plotësisht, largojeni supën nga zjarri dhe është gati për t’u servirur./tesheshi.com/