Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët e Kosovës kundërshtojnë ndërrimin e mënyrës së rimbursimit për kuponët fiskalë

by Te Sheshi
29/04/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Qytetarët e Kosovës kundërshtojnë ndërrimin e mënyrës së rimbursimit për kuponët fiskalë

Nga: Bashkim Kastrati

Vitin e kaluar, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) pati marrë vendim që t’i rimbursojë të gjithë qytetarët që mbledhin kuponë fiskalë. Përmes kësaj iniciative synohej që të luftohet ekonomia joformale dhe të vetëdijesohen qytetarët për të marrë kuponët fiskalë.

Duke marrë parasysh gjendjen ekonomikë në Kosovë, mijëra qytetarë kanë mbledhur  kuponët fiskalë duke i dërguar në  ATK, për të fituar nga 10 deri në 20 euro. Por në këtë aspekt u tejkaluan parashikimet e ATK-së, sepse shkuan shumë zarfe me kuponë dhe vlera e mjeteve financiare që duhej rimbursuar kapte vlerën e miliona eurove.

Prej aplikimit të rimbursimit me kuponë fiskalë, kanë aplikuar 1.321.757 milionë qytetarë, janë pranuar 1.266.658 pliko, prej të cilave janë verifikuar 1.135.116 pliko dhe janë përcjellë për rimbursim 1.068.417 pliko. Shuma totale e rimbursimit të qytetarëve për dy vjet është 19.750.230 euro.

Por ATK ka vendosur që ta ndryshojë formën e rimbursimit, dhe do ta bëjë këtë shpërblim në formën e lotarisë. Madje, nuk po përjashtohet mundësia që përzgjedhja të kalojë edhe në Lotarinë e Kosovës dhe të rriten shpërblimet.

Sipas drejtuesve të ATK-së, kjo po bëhet për shkak se ky institucion ka staf të vogël dhe është ngarkesë shumë e madhe për t’i verifikuar të gjitha plikot.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, në raportin e tij para Komisionit për Buxhet dhe Financa ka treguar edhe për ndryshimet që kanë ndodhur në rimbursimin e qytetarëve me kuponë fiskalë. Ai ka thënë që tashmë nuk do të ketë rimbursim për të gjithë.

“Secili do të futet në lojë duke aplikuar, por duke mos i dorëzuar njëherë plikot me kupona fiskalë. Më pas do të zhvillohet një lojë shpërblyese, ku do të zgjidhen disa fitues, e më pas ata do të vijnë të marrin shpërblim me pliko,” ka thënë Imeri.

Qytetarët: Nuk do të mbledhim më kuponë fiskalë

Mobilizimi për mbledhjen e kuponëve fiskalë ka rritur edhe të hyrat në arkat e shtetit, sepse qytetarët për çdo blerje kanë kërkuar kuponin fiskal dhe, në anën tjetër, janë shpërblyer për këtë mbledhje të kuponëve. Ka familje që kanë marrë deri në 100 euro nga mbledhja e kuponëve gjatë periudhës tremujore.

Por ndryshimet që do të bëhen sa i përket rimbursimit kundërshtohen nga qytetarët; ata thonë se nuk do të mbledhin më kuponë fiskalë, pasi nuk e kanë të sigurt se do të fitojnë, ndërsa shprehin dyshime edhe për favorizime në lotarinë që do të organizohet.

“Kam mbledh kuponët që një kohë, i kemi bërë nga 5-6 zarfe dhe i kemi dërguar në postë. Kemi fituar sadopak para që janë të rëndësishme për të blerë ca gjëra apo rroba. Çdo blerje që e kemi bërë i kemi kërkuar kuponët fiskalë, por nëse hiqet kjo formë e rimbursimit, më nuk kemi motiv që të mbledhim kuponët,” thotë Imer Ahmeti.

Ndërsa Kreshnik Hysenaj shprehet se nuk do të duhej që të ndalej kjo formë e rimbursimit, pasi bizneset do t’i fshehin të hyrat dhe rrjedhimisht do të rritet ekonomia joformale.

“ATK ka bërë veprimin e qëlluar kur pati marrë vendim për rimbursim, por është e gabueshme nëse e ndërpresin. Unë nuk do të mbledh më kuponë, pasi është paksa e ngarkuar me i mbledh, me i numëruar, me apliku, etj. Pra, nuk ia vlen nëse nuk ka rimbursim direkt. Sa i përket lotarisë, nuk është gjë e qëlluar. Unë nuk u besoj lotarive, çdo lotari që ka qenë në Kosovë ka pas dallavere,” theksoi ai.

Ndryshe, deri më tani plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250 euro deri në 500 euro janë rimbursuar në vlerën 10 euro, plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501 euro deri në 800 euro janë rimbursuar në vlerën 15 euro, plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800 euro janë rimbursuar në vlerën 20 euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ish-kryeparlamentari maqedonas: Ju uroj shtetin e tretë shqiptar në rajon!

Ish-kryeparlamentari maqedonas: Ju uroj shtetin e tretë shqiptar në rajon!

Sallatë jeshile me kastravec dhe mollë

Sallatë jeshile me kastravec dhe mollë

Rusia e nervozuar pas ratifikimit nga parlamenti malazez të anëtarësimit në NATO: nuk mund të shpërfillen pasojat strategjike

Rusia e nervozuar pas ratifikimit nga parlamenti malazez të anëtarësimit në NATO: nuk mund të shpërfillen pasojat strategjike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni