Shtoni në listën e përbërësve të supës me bizele edhe mente për më shumë shije dhe aromë të mirë. Mund ta servirni edhe me pak kos ose krem pana.
Përbërësit:
6 gota bizele të ngrira
1 gotë gjethe mente
5 gota lëng pule
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
1 qepë
½ gotë krem pana/ kos
Kripë
Piper
Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një tigan mesatar. Shtoni qepën dhe skuqeni për 8 minuta.
Hidhni lëngun e pulës dhe lëreni të vlojë. Shtoni më pas bizeltet, pak kripë dhe piper dhe lërini të ziejnë.
Transferojeni më pas në blender dhe bëjeni supë krem. Shërbejeni me kos ose krem pana. Mund ta ruani në frigorifer deri në 2 ditë./tesheshi.com/