Një autobus me udhëtarë nga Kosova është sulmuar në afërsi të rajonit Krushevac në Serbi, bëjnë me dije autoritetet serbe.
Autobusi, i cili po transportonte pasagjerët nga Kosova drejt Gjermanisë, u sulmua me gurë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Udhëtimi që duhej të kalonte nëpër Beograd u ndërpre për shkak të thyerjes së xhamit nga agresoret të cilët vepruan nga makina.
Drejtuesi i autobusit kishte pasur frikë të ndalej në vendngjarje, por ka drejtuar mjetin deri sa ka njoftuar autoritetet policore, të cilat kanë ofruar ndihmë.
Linja e autobusëve ishte me bazë në Suharekë, por mjeti kishte targa të Shqipërisë. /tesheshi.com/