Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Presidenti Bujar Nishani nënshkruan pasditen e sotme Librin e Ngushëllimeve për viktimat e akteve terroriste në Bruksel, në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Kryeparlamentari Meta gjatë fjalës së tij tha se sulmi terrorist nuk ishte vetëm ndaj popullit belg, por kundër të gjitha shoqërive evropiane. Sipas tij është i nevojshëm bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh se bota e qytetëruar po përballet me terrorizmin. “Këto ditë ndjenja jonë e dhimbjes së thellë dhe e përkrahjes është e pakursyer për popullin belg dhe familjarët e viktimave të pafajshme, ashtu siç ishte disa muaj më parë për popullin francez dhe për këdo tjetër që është goditur padrejtësisht nga barbarizmi i terroristëve”, – tha Nishani. /tesheshi.com/