Mbreti saudit Salman tha se Riadi është në gjendje të reagojë ndaj sulmit ndaj industrisë së saj të naftës me rafineritë më të mëdha në botë.
Një deklaratë e lëshuar pas një mbledhje të Këshillit të Ministrave, u tha se kabineti kishte shqyrtuar dëmin e shkaktuar nga sulmi në instalimet e Aramcos dhe u bëri thirrje qeverive botërore të merren me ta, “pavarësisht nga origjina e tyre”.
Deklarata thoshte se sulmi “frikacak” në objektet e naftës të Arabisë Saudite ishte një vazhdim i “sulmeve të përsëritura” ndaj instalimeve vitale.
“Sulmi kërcënoi lirinë e dërgesës dhe ndikoi në stabilitetin e rritjes ekonomike globale”, thuhet në deklaratë.
Gjithsesi, sulmi nuk do të ndikojë në ofertën publike të aksioneve të Aramcos.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sabah al-Khalid al-Sabah, u ka bërë thirrje forcave të armatosura të vendit të tij të jenë vigjilentë pas tensioneve në rajon.
Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura duhet të jenë të gatshme për të luftuar çdo incident që mund të destabilizojë rajonin.
Ai shtoi se Kuvajti mbështet Arabinë Saudite pas sulmit. /tesheshi.com/