Një ditë pas votimeve, duke parë reagimet e opozitës PD-LSI, kryeministri Rama ka thirrur në ndihmë të ndjerën gjyshe të tij.
“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij“, shkruan Rama, i vetmi koment i tij sot.
Nga ana tjetër, PD-LSI janë në përpjekje për të deligjitimuar politikisht procesin, duke u përpjekur që të gjejnë cene gjatë numërimit të votave, e ofrimit të shifrave nga KQZ. /tesheshi.com/