Hulumtuesit dhe shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë fytyrën e një të riu Pikt, i vrarë brutalisht 1400 vjet më parë.
Arkeologët gjetën skeletin e tij në një gjendje tepër të ruajtur në një shpellë në Ross-Shire. Trupi i tij u la në një pozitë të pazakontë me këmbët e prera, ndërsa gurët e mëdhenj u vendosën në duart dhe këmbët e tij.
Antropologët mjeko-ligjorë zbuluan se i riu Pikt ishte vrarë dhe ishte goditur në kokë të paktën pesë herë. Nga goditjet, kafka e tij ishte thyer. Nga goditja e parë, sipas gjitha gjasave me shkop, ishin thyer dhëmbët në anën e djathtë të tij ndërsa nga goditja tjetër ishte thyer nofulla, po ashtu në anën e djathtë të tij.
Duket se pas këtyre goditjeve ai ka rënë në shpinë dhe ka goditur pjesën e pasme të kokës në shkëmb. Goditja e katërt dhe e pestë kishin për qëllim t’i jepnin fund jetës së tij.
Piktët ishin pjesëtarë të aleancës fisnore, që jetonin në pjesën veriore të Britanisë në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Ata luftuan kundër legjioneve të egra romake (një nga arsyet pse romakët nuk e kishin fituar kurrë Skocinë) dhe romakët i quanin Pikti (njerëz të ngjyrosur), ndërsa nuk dihet se si e quante veten ky fis.
Nëse ju kujtohet fytyra blu e Mel Gibsonit nga filmi Braveheart, ajo ishte pikërisht “e lidhur” me piktët, edhe pse ata kanë luftuar krejtësisht të zhveshur. Ata u zhdukën nga historia rreth 900 vjet më parë; askush nuk e di pse dhe si.
Trupat e gjetura u dërguan në Universitetin e Dundee, nga profesori i njohur dhe antropologu mjeko-ligjor Dame Sue Black, ekipi i të cilit gjeti të riun të vrarë dhe arriti të rindërtonte fytyrën e tij.
Siç thanë ata, ai kishte flokë të gjatë dhe të dredhura, me një mjekër të hollë të tipit “viking”. Për të riun Pikt ata gjithashtu thanë se ai ishte “jashtëzakonisht i pashëm”.
Kjo është fotografia e tij – si thoni ju?/tesheshi.com/