Në trurin tonë ka një vend të ndarë ku ruhen kujtimet e bukura dhe ato të këqija. Ekzistojnë dy lloje neuronesh që kodifikojnë dhe ruajnë ngjarjet e kaluara.
Nëse një lloj kujtimi mbizotëron llojin tjetër atëherë shfaqen shqetësime në humor, deri në depresion.
Ky zbulim është publikuar në revistën Nature Neuroscience dhe është bërë nga shkencëtari i Mit Joshua Kim. Në këtë studim ka marrë pjesë edhe Susumu Tonegawa, fitues i Çmimit Nobel. /tesheshi.com/