Të luftosh fobitë e ndryshme është e mundur. Këtë e vërteton një studim publikuar nga Journal of Psychiatry sipas qasjes të së cilës duhen marrë parasysh faktorë nga e kaluara e pacientit.
Sipas autorëve të studimit, frika dhe ankthi janë procese të pavetëdijëshme që çojnë në sjellje fizike apo reagime fizike të pakontrolluara, si përshembull ankthi paraprak apo largimi nga diçka që të frikëson.
Në ditët e sotme, frika e të qëndruarit me shoqërinë nuk është thjeshtë një ndrojtje siç mendohej më përpara, por është një ankth i kushtëzuar nga sikleti i të qenurit pjesë e një turme, apo dhe frika nga avioni mund t’i kushtëzojë karrierën dikujt.
Ndaj dhe këto lloj ankthesh duhen luftuar me terapi farmakologjike si dhe psikoterapi; dhe në të shumtën e rasteve mjaftojnë vetëm dy muaj. /tesheshi.com/