Të gjithë e dimë se çmimi që duhet paguar pasi kemi ngrënë hudhër është era e rëndë e saj përreth nesh për një kohë të gjatë. Sigurisht, frymëmarrja jonë është “viktima” e parë, e shumë mund ta marrin si të mirëqenë se kështu duhet të jetë edhe për aromën e trupit.
Sipas një studimi, gjërat nuk janë tamam kështu. Një grup shkencëtarësh çekë ka marrë në shqyrtim një grup “dhuruesish djerse” vullnetarë. Një pjese të grupit (i përbërë tërësisht nga meshkuj) i është kërkuar të ndjekë një dietë normale, ndërsa pjesës tjetër një dietë të pasur me hudhër.
Të gjithë vullnetarët kishin vënë thithës pambuku poshtë sqetullave, të cilat pastaj u janë dhënë një grupi femrash për t’i marrë erë. Ato duhet të vlerësonin ëmbëlsinë, bukurinë, burrërinë dhe intensitetin e aromës.
Ndryshe nga sa mund të pritej, era e atyre që kishin ngrënë hudhra u pëlqye më shumë dhe u konsiderua më pak e rëndë.
Sipas shkencëtarëve kjo mund të jetë e lidhur më vetitë antibakteriale të hurdhës. Pra hudhra përmirëson aromë e djersës. Po ia lëmë secilit të gjykojë vetë nëse ia vlen si kompensim duke parë efektin e erës së gojës që shkakton./tesheshi.com/