Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Studimi që nxiti debat përtej shkencës: e provuar, njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë

by te Sheshi
17/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Studimi që nxiti debat përtej shkencës: e provuar, njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë

Shkenca thotë se ekziston prirja që ata që zotërojnë rezultate të larta të IQ-së në fëmijëri të mbijetojnë deri në një moshë më të pjekur sesa ata që shënojnë rezultate më të ulëta. Kjo e dhënë vjen nga një kërkim publikuar javën e kaluar në “British Medical Journal”.

Ndërkohë që lidhje të ngjashme pozitive midis aftësisë konjitive dhe shëndetit kanë qenë vëzhguar edhe më parë – ata që kishin diplomë, p.sh kanë prirjen të jetojnë më gjatë sesa ata që nuk e kanë atë – revista në fjalë ka frymëzuar debat për një teori që njihet shumë pak, në mos fare, jashtë rrethit të ngushtë të kërkuesve.

Teoria e “sistemit të integritetit” thotë se ata individët me IQ të lartë, me nivel të lartë inteligjence, nuk janë vetëm më të shëndetshëm për shkak se kanë një jetë më të shëndetshme, si p.sh, lënë duhanin, apo fitojnë më shumë (profesionet e mirëpaguara shpesh ofrojnë mjedise pune dhe kujdes shëndetësor më të mirë).

Më tepër sesa kaq, ata mund të jenë gjenetikisht të bekuar me një fiziologji të përveçme – dhe ky “funksionim trupor optimal” sjell edhe IQ më të lartë dhe rezistencë ndaj sëmundjeve.
Kjo teori ka rigjallëruar një mënyrë të menduari që daton pothuajse një shekull më parë. Në vitin 1920, drejtori i një shkolle në Ilionois u dha nxënësve një test inteligjence të mirënjohur, dhe më pas i kërkoi infermieres së shkollës të dhënat shëndetësore për 40 rezultatet më të larta dhe 40 rezultatet më të ulëta. Më të aftët, vuri re ai, kishin edhe skedën më të pastër shëndetësore, që “shton prova se fëmijët me aftësi të mira inteligjence kanë po ashtu edhe aftësi të mira fizike”.

Psikologu pioner, Charles Spearman, i cili formuloi idetë për matjen e inteligjencës në nisje të shekullit të 20-të, gjithashtu kërkoi të dhëna nëse ishte e vërtetë maksima “mens sana in corpore sano” (mendje e shëndetshme në trup të shëndetshëm).

Kërkimet BMJ vijnë nga laboratori i Ian Deary, profesorit të psikologjisë së diferencuar në universitetin e Edinburgut. Deary analizoi potencialin e vëzhgimit skocez  mendor të viteve 1931-1947, që në atë kohë regjistronte  rezultatet e testeve të inteligjencës së gati çdo 11-vjeçari në Skoci. Duke ndjekur fëmijët deri në moshë të rritur, e më pas duke analizuar shkaqet e vdekjeve në atë grup, shkencëtari mund të shqyrtonte lidhjen midis inteligjencës në fëmijëri, të matur me IQ, dhe shëndetit të ardhshëm.

Ky studim u fokusua në më shumë se 65 mijë skocezë të testuar në vitin 1947. Gati gjysma ishin ende gjallë, në moshën 79-vjeçare, kur u krye vëzhgimi në vitin 2015.

Bashkëautorja e studimit, Calvin dhe kolegët e saj treguan se sa më të larta rezultatet e IQ në moshën 11-vjeçare, aq më i vogël niveli i vdekjeve për shkak të sëmundjeve koronare, goditjeve në tru, kancereve të lidhura me duhanpirjen, sëmundjet respiratore, ato të traktit tretës, plagëve dhe demencias. Ata që ishin mes dhjetë rezultateve më të mira e kishin përgjysmë rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjeve cerebrale, sesa ata që ndodheshin në dhjetë të fundit.

Personat me rezultatet më të larta, më pas, gjejnë se janë më imunë në krahasim me shokët e klasës me rezultate më të zakonshme ndaj sëmundjeve të zakonshme dhe fatkeqësive mjekësore. Lidhja midis IQ më të lartë dhe jetëgjatësisë më të madhe, shihet si në burra ashtu dhe në gra, dhe mbetet e tillë edhe llogariten faktorë si të ardhurat më të larta dhe mënyra e jetesës (duhanpirja).

Këmbëngulja e kësaj lidhjeje, që ishte dalluar edhe në stume të mëparshme më të vogla, ka çuar në një fushë të re: epidemiologjinë konjitive, që eksploron rolin e inteligjencës së hershme si një faktor risku për shëndetin në moshë të rritur. Dhe një ide që po ngjitet lart nga epidemiologët konjitivë është se gjenetika mund të jetë dora e padukshme si për IQ e lartë ashtu edhe për trupin e shëndoshë. Me pak fjalë, gjenetika mund të jetë çelësi për integritetin e sistemit.

Për ta studiuar këtë të dhënë, së fundmi, kërkuesit iu drejtuan të dhënave për binjakët e të njëjtës gjini, në rastet kur njëri prej tyre vdes. Regjistrimet nga tre çifte binjakësh – nga Shtetet e Bashkuara, Finlanda dhe Suedia – përfshinin rezultatet e testimeve konjitive nga fëmijëria e hershme apo nga rinia e hershme.

Synimi i studimit ishte të zbulohej nëse binjaku që jetoi më gjatë ishte po ashtu edhe me rezultat më të lartë inteligjence. Gjerësisht, midis çifteve identike dhe jo-identike, binjaku më i zgjuar prirej të jetonte më gjatë. Efekti ishte i madh në binjakët jo-dentikë (që ndajnë 50 për qind dhe jo 100 për qind të gjeneve). Kërkimi u publikua vitin e kaluar në “International Journal of Epidemiology” nën titullin provokues: “Lidhja midis inteligjencës dhe jetëgjatësisë është pothuajse gjenetike”.

Përse teoria ka mbetur kaq e panjohur? Arsyet janë të dukshme. Eshtë një teori vërtet e vështirë për ta testuar, duke pasur parasysh mënyrat e shumta me anë të të cilave inteligjenca mund të ndikojë shëndetin, të tilla si ndikimi i arsimimit dhe punësimi. Çdo fenomen fiziologjik do ishte i vështirë të përjashtohej pa asnjë dyshim.

Por, gjithashtu, teoria mbledh bashkë edhe disa koncepte thellësisht kontraverse: gjenetikën e inteligjencës, testet IQ dhe idenë e determinizmit biologjik. Nëse gjenet ndikojnë si inteligjencën ashtu edhe shëndetin, siç sugjerojnë të dhënat, atëherë rezultatet e jetës sonë – e madje, edhe koha e vdekjes – janë pjesë e përcaktuar që në lindje. Ky është një territor i parehatshëm, për shkak se sugjeron se ndërhyrjet me anë të politikave sociale me vështirësi mund të sheshojnë pabarazitë në shëndet.

Profesori Deary e njihte këtë aspekt të debatit kur një herë tha se regjistrimi i OQ në moshë të hershme si një parashikues i shëndetit dhe vdekjes për epidemiologët me mendje të shëndoshë ishte si “të nxjerrësh një fëmijë të zgjuar por të zhurmshëm e të pabindur përpara të afërmëve që e shohin me dyshim… por kjo është një gjetje tepër e rëndësishme për të lejuar që të humbasë për shkak të kontroversialitetit”.

Që aftësia konjitive është e lidhur me shëndetin tashmë është përtej dyshimit. Nëse lidhja është një shenjë e jashtme e ndryshimeve fondamentale trupore, vetëm studimet e ardhshme mund ta tregojnë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Si të ulni në mënyrë natyrale tensionin, duke përdorur boronicën

Si të ulni në mënyrë natyrale tensionin, duke përdorur boronicën

Maqedoni: kërkohet një gjinekologe për gratë rome, e gatshme një doktoreshë nga Shqipëria

Maqedoni: kërkohet një gjinekologe për gratë rome, e gatshme një doktoreshë nga Shqipëria

Kriza e PD-së, Patozi kërkon tërheqjen e Selamit nga gara

Kriza e PD-së, Patozi kërkon tërheqjen e Selamit nga gara

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni