Pothuajse të gjithë prindërit janë të bindur se i njohin aq mirë fëmijët e tyre sa janë në gjendje ta kuptojnë kur ata i gënjejnë.
Por kjo bindje është hedhur poshtë nga një studim shkencor, i cili ka treguar se prindërit në fakt nuk janë në gjendje ta dinë kur fëmijët e tyre i gënjejnë.
Për të verifikuar aftësinë e prindërve nëse janë në gjendje të njohin sinqeritetin e fëmijëve, studiuesit kanë filmuar një grup fëmijësh të cilëve u kërkohej të thonin një gënjeshtër ose diçka të vërtetë. Më pas këto filmime u janë treguar disa të rriturve, me fëmijë apo pa fëmijë, për të verifikuar hipozetën.
Rezultatet kanë qenë mjaft “zhgënjyese”: jo vetëm që prindërit nuk ishin në gjendje t’i dallonin kur fëmijët e tyre po gënjenin apo kur thonin të vërtetën, por tek të gjithë grupet e të rriturve përqindja ishte rreth 50%.
Megjithatë, studimi nxorri në dritë një fakt mjaft interesant: “paragjykimin” e të rriturve për idenë se fëmijët janë të prirur të thonë gjithmonë të vërtetën. /tesheshi.com/