Lënia e duhanit shumë shpejt mund të bëhet më e thjeshtë. Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh izraelitë të Departamentit të Neurobiologjisë në Intitutin Shencor Weizmann, kushtëzimi i nuhatjes mund jetë vendimtar për të shpëtuar nga varësia e duhanit. Janë marrë në shqyrtim 66 raste të disa duhanpirësve të zjarrtë, të cilët donin ta linin duhanin.
Eksperimentet u bazuan në idenë se truri nuk pushon së mësuari edhe gjatë gjumit.
Kushtëzimi i nuhatjes ka qenë apekti ku kanë synuar shkencëtarët për t’i shtyrë njerëzit për ta lënë duhanin. Njërit grup i jepej të nuhasnin aroma të pakëndshmë, e mënjëherë më pas era e duhanit. Kurse të tjerëve u jepej të nuhasnin vetëm aroma të këqija.
Në përfundim të studimit, shkencëtarët panë se kishte një rënie prej 40 për qind të cigareve te njerëzit që kishin qenë pjesë e eksperimentit. E gjitha kjo falë kushtëzimit të nuhatjes dhe shoqërimit të erës së duhanit me erëra të pakëndshme. /tesheshi.com/