Një helmetë ushtarake franceze e Luftës së Parë Botërore siguron mbrojtje më të mirë ndaj shpërthimeve sesa helmeta që tani përdoret nga ushtria amerikane, sipas një studimi amerikan.
Inxhinierë biomjekësikë kanë treguar se helmetat ushtarake të ditëve moderne nuk mbrojnë trurin më mirë ndaj valëve shpërthyese, shkruan AFP.
“Një model në veçanti, helmeta franceze ‘Adrian’ , performon më mirë sesa modelet moderne në mbrojtjen nga shpërthimi,” është thënë në një studim të lëshuar javën e kaluar, menjëherë pasi Pentagon njoftoi se 109 trupa amerikane kohët e fundit pësuan një goditje nga shpërthimet raketore iraniane në një bazë në Irak.
Helmeta “Adrian” u shpërnda në ushtarë francezë në vitin 1915 për të mbrojtur kokën në shpërthimet sipër llogoreve.
Meqë lëndimet në kokë ishin bërë një nga shkaqet kryesore të humbjeve në fushën e betejës, dhe ajo përkrenare e lehtë arriti të evitojë pasojat e rënda.
Duke analizuar efektet e helmetave, studiuesit amerikanë kanë besuar se kushtet e luftës së në Lindjen e Mesme janë të ngjashme me luftën e llogoreve të asaj kohëe.
Kjo është arsyeja pse helmetat e përdorura tani nga ushtria amerikane u krahasuan me tre helmeta nga llogore në Luftën e Parë Botërore.
“Rezultati ishte befasues, sepse helmeta franceze rezultoi një mbrotjëse e shkëlqyer nga valët e goditjes. /tesheshi.com/
.