Dy ditë më parë Kosova kremtoi 12-vjetorin e pavarësisë, e me këtë rast shpërthyen urimet në rrjete. Ndër to qe dhe ai këngëtares kosovare me qëndrim në Britaninë e Madhe, Dua Lipa.
Ajo e përcolli urimin e saj me një sajesë vizuale ku flamuri shqiptar “mbën në gji” atë të Kosovës, gjë e cila është përjetuar keq nga komentues serbë.
“Kosova është Serbi!”, “Drejtësia do të mbizotërojë një ditë, me siguri”, “Kthehuni në Serbi”, “Ju jeni një nacionaliste, Kosova është pjesë e Serbisë”, ishin disa nga komentet për postimin e saj.
Ndër to veçon dhe ai i një komentuesi grek, i cili gjithashtu pretendon se Kosova i përket Serbisë. /tesheshi.com/