Media sociale e sidomos ekspertët rusë kanë përhapur keq-informim në lidhje me vaksinat në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter për të krijuar konflikte sociale dhe për të shpërndarë sëmundshmërinë. Kjo e dhënë vjen nga kërkuesit amerikanë të cilët thonë se llogaritë e paidentifikueshme në median sociale që u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet amerikane, kanë përhapur po ashtu të dhëna të rreme për vaksinat.
Studimi shton se shumë nga këto llogari postuan mesazhe si pro ashtu dhe kundër vaksinimit, për të krijuar një lloj “balance fallco”.
Studimi i kërkuesve amerikane studioi me mijëra postime në Twitter të kryera midis viteve 2014 dhe 2017.
Vaksinimi është përdorur nga këta persona dhe nga specialistë të rrjetit si një “çështje pyk”, thotë Mark Dredze nga universiteti Johns Hopkins.
“Duke luajtur me të dyja palët, ata gërryen besimin e publikut tek vaksinimi, duke na ekspozuar të gjithëve ndaj rrezikut të sëmundjeve infektive”, tha ai. /tesheshi.com/