Pas protestave të shumta të të rinjëve, kundër reformave në arsim, ku si pasojë shumë prej tyre humbën të drejtën e studimeve të larta, një prej tyre nuk e ka mbajtur më inatin që ka patur me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Duke shfrytëzuar ceremoninë e samitit të studentëve, të organizuar para Piramidës në Tiranë, pasditen e sotme (e enjte) një studente i është afruar ministres, e cila priste nisjen e aktivitetit dhe i ka hedhur mbi kokë një sasi salce.
Pas ngjarjes, e reja e identifikuar si Mirela Ruko nga Fieri është shoqëuar menjëherë në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. (vajza në foto)
Ajo ishte pjesë e lëvizjes “Për Universitetin”, një grupim që ka kundërshtuar hapur reformën për arsimin e lartë. Po ashtu, ajo ishte pjesë e grupit të studentëve që qëlloi me vezë kryeministrin Rama, një vit më parë.
Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, i cili tha se PS është e vetmja forcë politike, që mund të zbrasë padrejtësitë që po i bëhen Shqipërisë.
Të pranishëm ishin edhe studentë nga Kosova, ndaj kreu i qeverisë ka kërkuar të ndërtohen më shumë ura komunikimi, pasi përveç gjuhës, sias tij, edhe ëndrrat janë të përbashkëta.
Dhjetëra maturantë jo fitues në universitete kanë protestuar disa muaj më parë para kryeministrisë. Thuajse të gjithë ishin nxënës cilësore, me mesatare mbi notën 9 dhe shumica, nuk arriti të fitojë asnjë nga 10 degët e shënuara. Të trishtuar për humbjen, ata fajësuan ministrinë për skemën e re, e cila u ndryshua në mes të vitit shkollor./tesheshi.com