Kur jemi të stresuar na duken sikur çdo gjë mban erë të keqe. Në këtë përfundim është arritur pas një studimi, i cili u publikua në revistën Neuroscience nga kërkues të Universitetit të Eisconsin-Madison.
Studiuesti arritën të bënin një eksperiment duke vëzhguar disa persona nëpërmjet një skaneri duke ju kërkuar atyre që të vlerësonin disa objekte pa erë.
Përfundimi i eksperimentit tregoi se kur këta persona ishin nën efekt stresi, të njëjtat objekte që vetë ata i kishin pohuar si pa erë, këtë rradhe iu dukeshin si me erë të keqe.
Më interesantja e këtij zbulimi ishte se qendra në tru, përgjegjëse për nuhatjen e cila është e ndarë nga qendra emocionale, në raste stresi këto dy qendra në vend që të aktivizoheshin në mënyrë të pavarur, krijonin një rrjetëzim dhe punonin si një njësi e vetme.
Studimi është një hap i rëndësishëm për të kuptuar shëndetin mendor të atyre që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. /tesheshi.com/