Një grup oficerësh policie në Peru njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të mos u pazbuluar, shkatërroi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limas.
Prej disa kohësh, policia ka shpërqendruar shpesh kriminelët e dyshuar me maskime dhe operacione të kryera në data të veçanta. Në këtë rast, një agjent i veshur me një veshje tradicionale të babadimrit theu derën e një banese me një çekiç të madh për të arrestuar një prej të të dyshuarve që gjendej aty.
“Ai u vesh si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme. Ai nuk hyri nga oxhaku, por nga dera”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane. “Strategjia jonë ka qenë e suksesshme,” shtoi ai. /tesheshi.com/