Bruna Macedo po raportonte për CNN mbi rritjen e niveleve të ujit nga shiu i fortë në Urën Bandeiras në Sao Paulo kur një person, i shfaqur në sfond duke kaluar urën, e vuri re.
Pak çaste më vonë, ndërsa Macedo po komunikonte live me redaksinë, personi i urës u shfaq pranë saj.
Papritur, ai nxori një thikë drejt reporteres dhe e kërcënoi. Rezultati qe rrëmbimi i telefonit celular. Bruna Macedo nuk u lëndua në sulm, por pësoi një tronditje. /tesheshi.com/
https://youtu.be/1zHfCra6xJA