Nuk bëhet fjalë për ndonjë kamerë të fshehtë, ashtu siç ishte dhënë e kuptuar. Presidenti Meta ka publikuar një material kundër kreut të KED-it, por jo nga “vrima e çelësit”.
Eshtë një spot me anë të të cilit kreu i shtetit tenton të argumentojë se ku Dvorani e ka shkelur Kushtetutën në rastin e përzgjedhjes së emrave për në Kushtetuese, më saktë të Arta Vorpsit.
Ndërkohë, edhe përzgjedhja e zërit për lexim duket se ka qenë me preferencë politike.
Ai që lexon spotin është Neritan Liçaj, një ndër aktorët e TK-së, ndër më aktivët e Aleancës për Teatrin, urryes ekstrem i kryeministrit Rama.
Por për pretendimin e Metës, mazhoranca ka zgjedhur t’i drejtohet Venecias, diktuar kjo dhe nga ndërkombëtarët.
Por ja si mbrohet Meta:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/435482380462138/?t=461