Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Mallrat e falsifikuara pushtojnë tregjet e Kosovës

Nga te Sheshi
18/05/2015
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Mallrat e falsifikuara pushtojnë tregjet e Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Markat më të shtrenjta botërore mund t’i gjesh në Kosovë me një çmim shumë të lirë. Kjo po ndodh për faktin se produkte të shumta të markave më të njohura falsifikohen dhe hyjnë në Kosovë, e të cilat vijnë nga disa shtete që njihen për prodhime që ilegalisht mbajnë etiketa të brendeve të njohura ndërkombëtarisht.

Kina vazhdon të jetë shteti që më së shumti eksporton mallra false, të cilat paraqesin edhe rrezik për shëndetin e konsumatorit. Pas Kinës vjen Turqia, e cila eksporton në Kosovë kryesisht tekstil të falsifikuar.

Viteve të fundit edhe në Kosovë ka filluar që të luftohet kjo dukuri, por mbetet për t’u bërë më shumë. Sipas të dhënave që tesheshi.com i ka marrë tek Dogana e Kosovës, vërehet se ka një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të ndaluara si të dyshuara për falsifikim të pronësisë intelektuale, më saktësisht kur dikush ka falsifikuar produkte të kompanive të ndryshme pa pasur leje paraprake dhe që është me material tjetër dhe me i dobët prej atij origjinal. Por në vitet paraprake nuk është bërë pak në këtë drejtim, e që si pasojë kanë hyrë mallra të shumta të falsifikuara, e që mbajnë logot e markave më të mëdha botërore.

mallra 2Në vitin 2010 ka pasur tri raste të tilla, në vitin 2011 ka pasur 48 raste, në vitin 2012 ka pasur 56 raste në vitin 2013 është rritur numri në 163 dhe në vitin 2014 janë ndaluar 300 raste për falsifikim të produkteve të ndryshme.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë për tesheshi.com se bazuar në Ligjin për Masat Doganore për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, në rastet kur dyshohet se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, autoritetet doganore kanë kompetenca të reagojnë nëpërmjet kërkesës për veprim të bartësit të të drejtave, të reagojnë ex-officio, të ndërmarrin ndalimin e mallrave, të zbatojnë masa të përkohshme në rastet kur bartësi i së drejtës mund të vërtetojë shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale si dhe të shkatërrojë mallrat pirate dhe të falsifikuara.

“Dogana e Kosovës gjatë vitit 2014, nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale ka ndërmarrë masa doganore në 300 raste për mallrat në sasi prej 1,814,736.0 copë dhe vlerë 4,755, 170.0 euro. Kategoritë më të lartë të artikujve të ndalura nga dogana gjatë vitit 2014, janë tekstili me 20% të numrit të përgjithshme të rasteve, më pas artikujt tjerë janë mbathjet sportive me 14 %, pjesët për vetura me 11.33%, aksesor 10%, parfume 8.33%, telefona dhe pjesë për telefona 8% etj.”, thotë Stavileci.

mallra 3Ai thotë se Dogana e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me gjitha institucionet e Kosovës që janë përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe se vlen të theksohet se bashkëpunimi është formalizuar edhe me nënshkrimin e Memorandumit te Mirëkuptimit (MiM) ne mes te Doganës se Kosovës dhe zyrës për të Drejtat e Autorit, si dhe me Agjencinë për Pronësi Industriale.

“Vlen të theksohet se, njëra ndër rezultatet e kënaqshme është edhe ngritja dhe forcimi i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kjo vërehet përmes aplikimeve në Doganën e Kosovës, ku nga viti në vit është shtuar kërkesa për aplikim për veprim, e që tani dogana numëron gjithsej 87 aplikacione për 298 marka tregtare dhe 34 vepra të autorit. Po ashtu, edhe veprimet ex-officio nga Dogana ka qenë një element kyç në ngritjen e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, ku nga komuniteti i biznesit në vazhdimësi është shtuar interesimi për të kërkuar ndihmë profesionale në fushën e pronësisë intelektuale”, theksoi Stavileci.

Kaçaniku: Dogana duhet të jetë më efikase

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori”, ka thënë për tesheshi.com se një pjesë e produkteve “firmato ” janë të falsifikuara dhe çuditërisht ato e kalojnë edhe kontrollin doganor, por se kohëve të fundit ka pasur edhe aksione konkrete të kapjes së falsifikuesve brenda territorit dhe në kufirin e Kosovës.

“Kohë më parë, dy herë Dogana nisi dhe ngriti tatimin në importin e produkteve të porositura me ” e – bay “. Nuk e kemi të qartë nëse Dogana e Kosovës mbron tregun e konsumatorët, e së këndejmi edhe bizneset e ndershme, ose të kundërtën”, thotë Kaçaniku.

Ai thotë se Dogana po i favorizon disa biznese dhe sipas tij, ledhatimi i disa bizneseve nga Dogana nuk i bën nder këtij Institucioni, as Institucioneve tjera as Shtetit të Kosovës.

“Me këto veprime Dogana është duke prishur tregun dhe po e dëmton konsumatorin. Veprimet e tilla kanë ndikuar edhe në uljen e mbledhjes së taksave ndaj Buxheti i Republikës së Kosovës që tani është më i ” shkurtë ” për 5 %. Metodat detyruese stimulojnë zgjuarsinë dhe gjindshmërinë e konsumatorit për të gjetur metoda e rrugë alternative për ‘t’ia kaluar Doganës’. Nëse kjo ndodhë, e që zakonisht ndodhë, edhe përgjegjësia do t i takojë Doganës së Kosovës”, u shpreh Kaçaniku.

Qytetarët viktimë e falsifikimeve

Qytetarët thonë se nganjëherë është i vështirë identifikimi i produkteve false, megjithëse janë të bindur se rreth 70% e produkteve në tregun tonë janë të falsifikuara.

Arlind Berisha ka thënë për tesheshi.com se ka raste kur qytetarët bien në lajthitje pasi që duke menduar se po blejnë një produkt të ndonjë marke të njohur, bien pre e mashtrimeve duke blerë produkte të falsifikuara. Por njëkohësisht kjo dukuri, dëmton edhe bizneset serioze, të cilat importojnë mallra origjinale.

“Është interesante se disa produkte të njëjta, të paktën unë mendoj se janë të njëjta, diku kushtojnë më lirë e dikur shumëfish më shtrenjtë. Ndërsa kam dyshime se mos janë krejt të njëjtat. P.sh një palë pantallona tek “Pallati i Rinisë”, kushtojnë 145 euro, ndërsa në një dyqan tjetër i gjen me 35 euro dhe është vështirë ta dish se cilët janë origjinal, por kam përshtypjen se edhe këta që kushtojnë 145 euro janë po të njëjtit se këta të tjerat, por atje shiten shumë shtrenjtë me pretendimin se janë origjinal”, thotë ai.

mallra 4Ndërsa Agim Bajraktari thotë se tregu i Kosovës është mbushur me produkte të falsifikuara dhe se pjesa më e madhe e tyre vjen nga Kina. Ai thotë se dogana duhet që t’i ndalë këto produkte, por duke marrë parasysh se ka edhe rrugë ilegale, duhet që inspektorë të profesionistë të dalin dhe të gjobitin dhe ta heqin prej tregu mallin e falsifikuar.

“Të gjithë e dinë se ka produkte të shumta të falsifikuara në tregun e Kosovës, nuk është problemi im këtu, sepse kush dëshiron apo ka aq mundësi i blen të tilla, por kam dyshime se edhe këto që po shitën shumë shtrenjtë janë të falsifikuara, ndërsa shiten si origjinale. Ndërsa nëse prishet brenda ditëve, ai mall më nuk kthehet. Pra një qytetar i thjesht shumë të vështirë e ka që ta dijë dallimin në mes mallrave të falsifikuara dhe atyre origjinale dhe mund të bie viktimë e mashtrimeve. Kam dëgjuar se shumë njerëz kanë rënë pre e mashtrimeve sidomos me telefona mobil, ku e kanë blerë një telefon me çmim pothuaj sa ai origjinal, ndërsa ka qenë fals, i prodhuar në Kinë ”, thotë ai./tesheshi.com/

Tags: Agim Bajraktarikosovemallratregu

Të ngjashmeLajme

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?
Ekonomi

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?
Konflikti

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje
Ekonomi

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

25/06/2022
Lajme të tjera
Makina më e shpejtë në botë, ja cila është dhe sa kushton (FOTO)

Makina më e shpejtë në botë, ja cila është dhe sa kushton (FOTO)

BE miraton planin kundër trafikimit të emigrantëve në Libi

BE miraton planin kundër trafikimit të emigrantëve në Libi

Pas dronit shqiptar në Beograd, tre shtete të fuqishme ndërtojnë ‘Euro-dronin’

Pas dronit shqiptar në Beograd, tre shtete të fuqishme ndërtojnë ‘Euro-dronin’

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

10 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

11 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

13 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist