Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Speciale/ Përse Drejtësia mbyll dyert për Julian Sinanajn dhe bandën e tritolit?!

by te Sheshi
20/02/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Speciale/ Përse Drejtësia mbyll dyert për Julian Sinanajn dhe bandën e tritolit?!

 Nga Arseola Mulia

Në sistemin e brishtë të Drejtësisë shqiptare vazhdon të godasë tritoli. Luftë bandash, krim iorganizuar, apo akte terroriste?! Cfarë janë shpërthimet e fundit të cilat goditën në orët e hershme të mëngjesit Tiranën?!

Situata e rendit pas shpërthimeve të fundit me tritol ka rritur tensionin dhe ka shtuar vigjilencën e publikut, me të drejtë të shqetësuar për të ditur deri ku është aludimi, deri ku po arrin të shkojë fantazia e krimit të organizuar në vend, çfarë po bën shteti dhe si po ndërhyhet nga organet kompetente. Ndoshta në gjykatë mund të mësojmë diçka, një çështje e një bande të bujshme po gjykohet, por cfarë të mësojë publiku, kur gjykata në emër të drejtësisë ka mbyllur dyert?! Ndërkohë që situata e rendit në vend është lëkundur sërish nga shpërthimet e tritolit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon të gjykohet çështja ndaj një bande me të bujshmin Julian Sinanajn, tashmë bashkëpunëtor i Drejtësisë, ku pas tij vijnë emra si Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ilir Karçini, Marjo Mitro, Ndiçim Gjokona dhe Albin Mexhaj.

Seanca e parë e parë gjyqësore ndaj bandës së tritolit nis me deklarata të forta të Julian Sinanaj. I ulur veç nga pjesa tjeter e grupit, në një karrige, jashtë hekurave të kafazit, për shkak të statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë, Sinanaj ka kërkuar që Prokuroria të arrestojë të gjithë ata të cilët ai kishte treguar se ishin porositësit e shpërthimeve me tritol dhe ekzekutimeve që ai mundësonte. Emra të njohur dolën në skenë. E ndërkohë që prokurori i çështjes Ardian Nezha lexonte akuzat, Sinanaj kërkonte të shihte të tjerë persona në bankën e të akuzuarve. Herë pas here në seanca gjyqësore ndaj kësaj bande, ishte domosdoshmëri ndërhyrja e trupit gjykues për të ndalur breshërinë e akuzave që Sinanaj hidhte mbi Prokurorinë.

Kur procesi arrin në seancën e marrjes së provave, në dhënie e dëshmive nga dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar në proces, ndodh çudia: Prokuroria përkon nga gjykata të vendosë që procesi të zhillohet me dyer të mbyllura. Mbrojtja kërkon që kërkesa të mos merret parasysh, ndërkohë vetë Sinanaj me tone të ashpra ka kërkur ka kërkuar nga gjykata rrëzimin e kërkesës. Sinanaj proteston duke iu drejtuar trupit gjykues me fjalët: “Kërkoj që procesi gjyqësor të vazhdojë më dyer të hapura, dhe të gjitha gënjeshtrat që ka thënë prokuroria ndaj meje, duke bërë show mediatik të dalin hapur dhe të zbardhen për opinioni publik, dua proces me dyer të hapura që të zbulohen qarqet mafioze të prokurorisë”. Sinanaj komunikon me deklarata të forta kundrejt organit të akuzës. Pas kërkesave të palëve, gjykata është tërhequr për vendim dhe ka vendosur që procesi ndaj Julian Sinajt dhe të akuzuarve të tjerë të kësaj bande të zhvillohet me dyer të mbyllura. Për pak minuta vendimi është marrë: gykatësja e çështjes Flora Hajredinaj, ka lexuar vendimin e gjykatës lidhur me kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e gjykimit të çështjes me dyer të mbyllura të çështjes në ngarkim të të akuzarve si pjesë e bandës së tritolit, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata me argumentin se publiciteti i të dhënave mund të sjellë përhapjen e informacioneve që dëmtojnë procesin.

Në vazhdim procesi gjyqësor do të zhvillohej pa praninë e medias dhe të afërmve në sallat e gjyqit ku do të gjykohen të pandehurit e akuzuar nga prokuroria për disa vepra penale të kryera në bashkëpunim. I menjëhershëm ka qenë reagimi i mbrojtjes ku dy nga avokatët e të pandehurve kanë ngritur zërin duke kërkuar që gjykimi ndaj të mbrojturve të tyre të vazhdojë i hapur për median, dhe me transparencë të plotë. Madje ata e kanë kërkuar këtë si një të drejtë e cila u takon me ligj, pra një proces i hapur dhe me praninë e medias. “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe ky nuk është rast për t’u gjykuar me dyer të mbyllura”, ka thënë avokati Andi Duraj.

Pas kësaj, fjala për të shprehur qëndrimin e tyre ka qenë e të pandehurve, ku ka folur i akuzuari kryesor i çështjes, Julian Sinanaj, i cili edhe pse i ulur veç nga pjesa tjeter e grupit, pasi mban statusin e te penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka kërkuar nga gjykata që të vendosë vazhdimin me dyer të hapura të gjyqit ndaj tij dhe te akuzuarve të tjerë të kësaj çështjeje. Drejtësia mbylli dyert në këtë seancë. Procesi vazhdon dhe vazhdon, seanca që zgjasin me orë të tëra dhe që as media dhe as publiku nuk e di çfarë bëhet dhe thuhet në ato salla nga dëshmitarë të cilët mbrohen me fanatizëm.

Janë më shumë se 250 dëshmitarë të cilët priten të japin dëshmitë e tyre. Avokatët nuk flasin, sepse seancat janë më dyer të mbyllur. Madje shpesh rojat e sigurisë nuk lënë as gazetarët të futën në korridorin e gjykatës pasi po zhvillohet më dyer të mbyllura seance e të akuzuarve të bandës së tritolit. Çfarë po na fsheh Drejtësia? Në ligj nuk është e parashikuar që gjykata të vendosë zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura deri në fund të procesit. Ligji parashikon që seancat me dyer të mbyllura mund të zhvillohen në raste të veçanta kur merren dëshmi nga dëshmitarë të mbrojtur nga drejtësia. Edhe ekspertët ligjorë flasin për një vendim të pabazuar në ligj, ashtu si dhe vetë avokatët mbrojtjës.  Sot tritoli po godit sërish, por Drejtësia si duket nuk e ndjen goditjen, dhe në gjumin e saj të rëndë sikur refuzon të hapë portat, të shpërthejë dyert dhe transparenca korrekte me publikun të tremb hijen e rëndë të krimit që godet.

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
‘Ikja e kosovarëve’, diplomacia europiane në veprim për ta frenuar

‘Ikja e kosovarëve’, diplomacia europiane në veprim për ta frenuar

Përplasje shqiptaro-serbe në OSBE, Selami-Daçiçit: Nuk e pengoni dot integrimin e Kosovës në BE

Përplasje shqiptaro-serbe në OSBE, Selami-Daçiçit: Nuk e pengoni dot integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri Mustafa angazhohet për të ndarë miellin (kosovar) nga krundet e përfolura

Kryeministri Mustafa angazhohet për të ndarë miellin (kosovar) nga krundet e përfolura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni