Zyrtarë europianë po i vijnë në ndihme qeverisë në Prishtinë, për të ndaluar valën e pazakontë të emigrimit. Pas zyrtarit të lartë gjerman Ernst Reichel, i dërguari i posaçëm i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, në Prishtinë mbërriti dhe kryediplomatja austriake Johanna Mikl-Leitner, që ka bërë me dije në një takim me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa se për Austrinë, Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka azil për qytetarët e saj në Austri.
“Nuk është e vërtetë që sapo të vini në Austri do ta keni pranimin e azilit dhe do ta gjeni një vend pune, nuk është e sigurt që do t’ju njihet kjo e drejtë edhe gjithçka do të vazhdoj si keni menduar ju”, ka sqaruar zyrtarja e lartë e Vjenës./tesheshi.com/
Wonderful insights! The way you break down the complexities is commendable. For additional information on this topic, I recommend visiting: EXPLORE FURTHER. Keen to hear more opinions from the community!